2012-05-21 11:11:08

Tomisllav Nikoliq fiton zgjedhjet presidenciale në Serbi


Surprizë në Serbi! Në vend të Tadiqit vjen Nikoliqi! Ballotazhi i djeshëm për zgjedhjet presidenciale në Serbi u fitua nga Tomisllav Nikoliq, ish-funksionar i Partisë Radikale Serbe, që në vitin 2008, u shkëput nga partia për të krijuar të vetën. Në fjalimin e tij të parë, Nikoliq iu përgjigj frikës së bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjëve të rajonit, që akoma e shohin si një nga protagonistët e luftërave në ish-Jugosllavi. Presidenti i ri deklaroi se “Serbia nuk do t’i shmanget rrugës evropiane”, por njëkohësisht, nuk do t’i braktisë bashkëqytetarët e vet në Kosovë e Metohi. “Duhet të çlirohemi nga varfëria – tha Nikoliq – nga treguesi i ulët i lindjeve, nga korrupsioni e duhet të kemi miq në të gjithë botën”.
Rivali i Nikoliqit, presidenti Boris Tadiç pranoi humbjen dhe deklaroi se nuk ka ndërmend të bëhet kryeministër në qeverinë e re, pas zgjedhjeve. I mundur me 50,2% të votave, në krahasim më 46,8%, që fitoi vetë, Tadiç u dënua nga votuesit për shkak të krizës ekonomike, që e ka çuar papunësinë në 24% dhe për shkak të promovimit të asaj, që konsiderohet nga shumica “kulturë elitare”. Në koalicion me partinë e Ivica Daçiq, ai ka mundësi të krijojë qeverinë e re, por me një president të djathtë, natyrisht, reformat mund të ngadalësohen e vendi mund të bëhet i vështirë për t’u administruar.
Kështu, pas 12 vjetësh në pushtet, reformistët ia lënë vendin një ish-ultranacionalisti, aleat të Millosheviçit, funksionar i qeverisë së 1999-ës, që gjatë luftës së Kosovës, shpërnguli me forcë gati 1 milion shqiptarë, deri në ndërhyrjen e NATO-s.







All the contents on this site are copyrighted ©.