2012-05-19 16:18:58

Salla e Shtypit e Vatikanit: botimi i dokumenteve të reja, të rezervuara, të Selisë së Shenjtë është vepër kriminale


Botimi i ri i dokumenteve të Selisë së Shenjtë e i dokumenteve private të Atit të Shenjtë nuk paraqitet më si nismë e diskutueshme – e objektivisht prozhmuese – gazetareske, por merr tipare të qarta të një veprimtarie kriminale. Atit të Shenjtë, por edhe disa Bashkëpunëtorëve të vet si dhe njerëzve që i kanë dërguar mesazhe Atij, i janë shkelur të drejtat e tyre personale të rezervuara, sekrete dhe liria e letërkëmbimit.
Selia e Shenjtë do të vazhdojë në thellimin e aspekteve të ndryshme të këtyre akteve dhunuese e të shkeljes së privacy e të dinjitetit të Atit të Shenjtë – si njeri e si Autoritet suprem i Kishës dhe i Shtet Qytetit të Vatikanit - e do të bëjë hapat e duhur, në mënyrë që autorët e vjedhjes, të marrjes e të fshehjes së gjërave të vjedhura e të përhapjes së lajmeve sekrete, si dhe të përdorimit edhe komercial të dokumenteve private, marrë e mbajtur ilegalisht, të përgjigjen për veprimet e tyre para drejtësisë: Nëse do jetë e nevojshme për këtë qëllim do të kërkohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.