Urata e atdhetarit shqyptar Zojës së Këshillit të Mirë. 1 T’falem,
o Zojë ! – Shqypnija Sot teper keq ka ngelun, Gjithkush po don me e shkelun, Gjithkush
pa gjýq i a bân. Nji mik kurrkund s’po e ká Qi zot me i dalë nder t’ kqija; T’gjith
moti i shkon tue kjá; N’lot t’rîme buken han.
2 E prá
ato nânat t’ona Na kanë pasë thânë q’n’fminí Se ksajë s’mjeres Shqypní Gjithmonë
Ti i ké dalë zot; Se ajo Tý t’ka Pajtore, Se as heret, as ne e vona Ti kurr
s’e ké lshue dore: S’e lae me dnesë nder lot.
3 Po e pse
na t’kqí qillueme E t’zhyem nder faje e vese; Ti mâ s’po perkujdese Per ketë
t’mjeruemin vend, Kú shpata e Gjergj Kastrjotit N’ato kohët e kalueme Vetoi
nder lufta t’Zotit, Si rrfeja mbi dervend?
4 Ah! jo,
o Ti Nâna e hirit! Pse sado t’kqí qi jemi, Nuk don me thânë se s’kemi Tager
n’projtimin t’And. Ti streha jé e mkatnorvet, Ti krah perpara Birit U bâhe
p’rherë fajtorvet Me humbun s’don kurrkand.
5 Ani, prá
sod prej qiellet Kú jé rrethue me hire, Sýnin mbí né Ti prire Plot mshirë
e ambelcim; E mos premto qi i huej Pa frigë nder né të siellet; Të lirë
Shqypnin na e ruej Me nderë e me lulzim.
6 Ndritjau menden
Shqyptarvet, Qi t’lidhin besë e fé E si motit p’r Atdhé T’qindrojn kta me
gajret: Qi mos t’u dhimbet jeta Per t’mbrojtun dhén e t’Parvet: Qi t’mbájn
p’rherë ka’ e verteta Kû e shêjtë detyra i thrret.
7 Punen
siellna per s’mbarit, Mos lên qi zija e dâmi, Morija, vêmja e grâmi, T’randohen
këtij dheut; E bân qi Feja t’njallet Me Shpresë n’zêmer t’Shqyptarit, Qi
flakë Dashtnija t’kallet, N’Atdhé të Skanderbeut.
8
Jo, po; na e dijm, o Zojë, Se gjâ e Jotja âsht Shqypnija, E se vetë Perendija Fatin
e sajë n’dorë T’ la. Prandej t’a lypë Tý ndera Shqypnis m’i u bâ mburojë, Me
i dalun zot perhera Të lirë me e ruejtë gjithka’.
9 T’a
dijsh, prá, o Nânë e Kshillit Se, t’mirë a t’kqí, si t’jemi, Jem t’Ut me gjithshka
kemi, Me shpirt, me Atdhé, me trup; Se ndihmë prej Teje presim Mbi tokë
e shtekut t’ qiellit, Se shpresen m’Tý veç pshtesim : N’daç pshtona, n’daç na
hup. Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 33-35