2012-05-18 19:35:02

Shenjtorët e javës


E diel 20 maj, Kisha katolike kremton festën të të Ngjiturit të Krishtit në Qiell. E po më 20 maj kalendari përkujton edhe shën Bernardinin nga Siena, meshtar françeskan e shën Aurean, martire. Ungjilli sipas Gjonit na paraqet fjalën prekëse të lamtumirës së Jezusit, kur Ai u thotë dishepujve se po shkon t’u përgatisë vendin në shtëpinë e Atit Qiellor. E u tregon edhe rrugën e mbërritjes: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta”. Askush pra, nuk do të hyjë në atë shtëpi, veçse përmes Krishtit.

Të hënën, më 21 maj, bie kujtimi liturgjik i shën shën Kristoforit Magalanes me shokët e tij meshtarë, martirë në Meksikë dhe i shën Eugjenit de Mazenod, ipeshkëv i Marsejës, themelues i Oblatëve të Marisë. Këta na mësojnë se nuk mjafton ta shpjegojmë fenë tonë: feja duhet jetuar çdo ditë, duke ecur me vullnet krejtësisht të lirë në gjurmët e Zotit, që na çojnë në Mbretërinë e amshuar.

Të martën më 22 maj bie kujtimi i shën Ritës nga Kasha, rregulltare agostiniane, pajtore e njerëzve të pashpresë, së cilës Zoti i dhuroi dijen e forcën e Kryqit dhe e shën Julies, virgjër e martire. Shën Rita njihet si shenjta e trëndafilave, për shkak të kësaj luleje, që lulëzoi në mes të dimrit, për të ngushëlluar shenjtën e sëmurë, e cila çoi të kushërirën për ta marrë, në shtëpinë e vet në Rokaporena
Të mërkurën më 23 maj, bie kujtimi i shën Gjon Baptis de Rosi, meshtar romak. “Fuqia e Zotit është dashuria!”. Liturgjia na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit Gjallë nga ana e Kishës, e cila këtë ditë kremton edhe festën e Zojës Ndihmëtare.
Të enjten më 24 maj bie festa e Zojës Ndihmëtare. Liturgjia na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit të Gjallë nga ana e Kishës.
Të premten më 25 maj bie përkujtimi i shën Gregorit VII, papë, shën Bedës Venerabile, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe e shën Maria Madalena de Pacit, të cilët na kujtojnë se mbretëria e Zotit shtrihet në botën mbarë e për çdo njeri.
Të shtunën më 26 maj bie kujtimi i shën Filip Nerit, meshtar e themelues i Kongregatës së Priftërinjve të Oratorit. Ai na mëson se nuk mjafton ta shpjegojmë fenë tonë: feja duhet jetuar çdo ditë, duke ecur me vullnet krejtësisht të lirë në gjurmët e Zotit, që na çojnë në Mbretërinë e amshuar
Të dielën e ardhshme më 27 maj, Kisha do të kremtojë solemnitetin e Rrëshajëve, e po më 27 maj bie kujtimi i shën Agostinit, kryeipeshkëv i Kanterbërit.
Festa e Rrëshajëve, është festa e krijimit, festa e Shpirtit Krijues. Për ne, të krishterët, bota është fryt i aktit të dashurisë së Zotit, që krijoi të gjitha sendet, e për të edhe gëzohet, sepse është ‘gjë e mirë’, ‘gjë shumë e mirë’ (cfr Zan 1,1-31). Prandaj Zoti nuk është Tjetri, Ai që nuk mund të merret nëpër gojë, duke ia përmendur emrin, i errët, i pakapshëm. Zoti dëftohet, ka një fytyrë, Zoti është arsye, Zoti është vullnet, Zoti është dashuri, Zoti është bukuri.







All the contents on this site are copyrighted ©.