Të falem , Mari, bij e Hyjit Atë. Të falemi, Mari, Nënë e Hyjit Bir. Të falem,
Mari, e fejuara e Hyjit Shpirt Shenjt. Të falem, Mari, tempulli i tejet Shenjtenueshmës
Trini. Të falem, Mari, zambak i pastër I Trinisë shkëlqimtare. Të falem, Mari,
lule qiellore e dashurisë së patregueshme të Hyjit. Të falem , Mari, virgjër e
çiltër dhe e përkorë,prej të cilës deshi të lindej dhe të rritej përgjimi Mbreti
qiellor. Të falem, Mari,Virgjër e virgjërave. Të falem, Mari, Mbretëresha e
martirëve,zemra e të cilës qe shporuar me shpatë. Të falem, Mari, zonjë e bekuar,kujt
iu dha çdo pushtet në qiell e në tokë. Të falem, Mari, mbretëresha dhe nëna
ime,jeta ime,ëmbëlsia ime dhe shpresa ime. Të falem,Mari, Nënë e denjë e dashurisë. Të
falem, Mari, Nëne admiruese. Të falem, Mari, Nënë e dashurisë hyjnore. Të falem,
Mari,e papërlyer,e lindur e pamëkatë. Të falem, Mari, përplot hir,Zoti është me
ty. Ti je e bekuar mbi të gjitha gratë e I bekuar është fryti I kraharorit
tënd, Jezusi. Qoftë bekuar fati yt,Shën Jozefi. Qoftë bekuar ati yt, Shën Joakim. Qoftë
bekuar nëna jote, Shën Ana. Qoftë bekuar roja jote, Shën Gjoni. Qoftë bekuar
engjëlli yt, Shën Gabrieli. Lavdi Hyjit At që të zgjodhi. Lavdi Hyjit Bir që
të deshi. Lavdi Hyjit Shpirt Shenjt që të mbulojë. Virgjëra lavdishme Mari,
mund të të duam Dhe të lavdërojmë të gjithë popujt. Mari Nënë e Hyjit,lutu për
ne dhe na jep bekimin tënd, tash e Në fill të vdekjes sonë,në emër të Jezusit,Birit
tënd hyjnor. Kjo këngë lavdërimi,e ngjashme me litanitë,nga Shën Gjoni Eudes (+1640) Është
një numër titujsh më shkëlqimdhënës të Virgjërës Mari