2012-05-16 18:43:03

Papa pa në Vatikan filmin “Maria e Nazaretit”


Sot pasdite, në orën 17.30, Papa Benedikti XVI mori pjesë në shfaqjen e filmit “Maria e Nazaretit” në Sallën Klementina të Pallatit Apostolik. Filmi mbi Zojën e Bekuar është prodhuar nga një sërë televizionesh evropiane, me aktorë ndërkombëtarë e me regji të italianit Xhakomo Kampioti.

Filmi përshkruan historinë e Marisë së Nazaretit dhe të Marisë Madalenë, të dyja nga fshati i vogël i Galilesë, të bashkuara nga i njëjti emër e i njëjti person: Jezusi. Regjizori, duke u bazuar tek Ungjijtë, por duke përdorur edhe dellin e artistit, pikturon miqësinë e veçantë ndërmjet Nënës së Krishtit dhe njërës nga gratë, që të parat, panë tek Jezusi dritën hyjnore.







All the contents on this site are copyrighted ©.