2012-05-16 14:26:49

Papa: lutja është dhuratë e fryt i pranisë së gjallë të Hyjit


Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në Vatikan, Papa Benedikti XVI vijoi reflektimin e tij kushtuar temën së lutjes. Pas reflektimeve kushtuar lutjes në librin e Veprave të Apostujve, në katekizmin e tij të sotëm, Ati i Shenjtë Ratcinger foli mbi lutjes sipas Letrave të shën Palit Apostull. Që në fillim Papa vërejti se si jo rastësisht Letrat e Palit fillojnë e përfundojnë me shprehje urate: në fillim lutje falënderimi e lavdi, e në fund urimi që hiri i Zotit t’i prinë udhës së bashkësisë së cilës i është drejtuar shkrimi.
Ndërmjet formulimit të hapjes: “E falënderoj Hyjin tim përmes Jezu Krishtit” (Rm 1,8), e urimi final: “ hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë” (1 Kor 16,23), zhvillohet përmbajtja e Letrave të Apostullit. Ajo e shën Palit është një lutje që shfaqet në një pasuri të madhe formash që shkojnë nga falënderimi deri te bekimi, nga lavdi deri te kërkesa e ndërmjetësimi, nga himni deri te lutja e zjarrtë: një shumëllojshmëri shprehjesh që tregon se si lutja përfshin e prek të gjitha situatat e jetës, si ato personale, si ato të bashkësi për çka lutet.
Elementi parë që shën Pali dëshiron të na bënë të kuptojmë është se lutja nuk duhet të jetohet si një vepër thjeshtë e mirë që ne bëjmë ndaj Zotit, së një nismë tonën. Lutja, para së gjithash, është dhuratë, fryt i pranisë së gjallë, gjallëruese të Hyjit”.
E “kur ndjejmë që Zoti është larg nesh e nuk kemi fjalë për të komunikuar e biseduar, kjo mangësi fjalësh dhe dëshira për të hyr në komunikim me Zotin është lutje: përmes Shpirtit Shenjt dëshira bëhet kontakt i vërtetë me Të”, tha mes tjerash Papa Benedikti XVI në audiencën e sotme.







All the contents on this site are copyrighted ©.