2012-05-14 08:45:59

Papa: të rinjtë të kenë guxim për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët


Papa në vizitën apostolike në Areco u prit nga kryeministri italian Mario Monti, i cili mori pjesë në Meshën, kremtuar në Parkun Prato para 30 mijë besimtarëve. Ati i Shenjtë Ra6cinger edhe një herë foli mbi krizën ekonomike e tensionet e forta shoqërore: “Italia të mos e humbas guximin, lypet një përtëritje etike e shpirtërore për përmirësimin e vërtetë të jetës”, tha Papa e theksoi ” “Është e domosdoshme gjetja e arsyeve të forta për t’i shërbyer së mirës së përbashkët”: Kështu tha mes tjerash, në Sansepolcro, Benedikti XVI në një thirrje drejtuar të krishterëve për një impenjim serioz e të ndërgjegjshëm politik në shoqëri. “Të rinjve – tha Papa – i drejtoi ftesën që të dinë të ëndërrojnë, të mendojnë e të synojnë ideale të mëdha e të larta: jini të fortë e guxoni! Jini të gatshëm për t’i dhënë shije të re mbarë shoqërisë civile, me kripën e ndershmërisë e të altruizmit të çinteresuar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.