Emri Mati vjen nga hebraishtja e do të thotë: Njeri i Zotit. Portretin e Shenjtit
na e përshkruan, gati pa dashur, vetë Shën Pjetri. Pas ngjitjes së Krishtit në qiell,
ai i thotë bashkësisë së vogël të krishterë të Jerusalemit se duhej zëvendësuar Juda
Iskarioti, tradhtari, për ta plotësuar sërish numrin e 12 apostujve. E i lë vetë vëllezërit
në fe të zgjedhin. Atëherë bëhet zgjedhja, sipas këtyre porosive të Pjetrit: “Apostulli
i ri duhet zgjedhur ndërmjet atyre, që ishin shokë gjatë gjithë kohës, në të cilën
Zoti Jezus jetoi ndërmjet nesh, duke nisur nga pagëzimi i Gjonit, deri në ditën kur
prej nesh u ngjit në qiell”. Kështu lexohet në Kapitullin e parë të Veprave të Apostujve.
Besimtarët ia vűnë gishtin dy vetëve, që i kishin këto cilësí. Njëri ishte Matia,
tjetri, Jozefi, i mbiquajtur Barsabbŕ. Si arritën në këtë pikë, shtinë short, pasi
iu luten Zotiti kështu: “Ti, që e njeh zemrën e të gjithëve, tregona cilin prej tyre
e ke caktuar të zërë vendin në këtë detyrë e apostullim, të cilin e braktisi Juda,
për të shkuar në vendin që e zgjodhi vetë!” Shorti i ra Matisë, e ai u bashkua me
njëmbëdhjetë apostujt. Ai është i vetmi nga të Dymbëdhjetët, që nuk u thirr drejtpërdrejtë
nga Jezusi, por gjithsesi qe me Krishtin që në fillim e deri në fund të jetës së Tij
publike, duke u bërë dëshmitar i vdekjes dhe i ngjalljes së Jezusit. Emrin e Matisë
e gjejmë vetëm këtë herë në Besëlidhjen e Re. Më pas nuk dimë asgjë të saktë: kemi
vetëm tregime të traditës, pa kurrfarë baze historike, të cilat flasin për predikimin
dhe vdekjen e tij në emër të Jezu Krishtit, por me një pasaktësi të plotë mbi vendet
përkatëse: disa i vendosin ngjarjet e jetës së Apostullit në Judé, të tjerë, në Etiopí.
Historiani i Kishës, Euzebi i Çezaresë (265 – 340) në historinë e tij kishtare,
shkruan se nuk ekziston kurrfarë liste e shtatëdhjetë nxënësve të Jezusit ( veç asaj
të Apostujve) e shton: “Tregohet se edhe Matia, që u bashkua me Apostujt në vend të
Judës, e edhe shoku i tij, që pati nderin të kandidonte për këtë detyrë, qenë gjykuar
të denjë ndërmjet të shtatëdhjetave. Prej këndej mund të themi se Matia duhet
të ketë bërë pjesë në numrin e 72 nxënësve, të cilët Jezusi i dërgoi dy nga dy përpara
tij, për të predikuar në çdo qytet e në çdo vend, ku do të shkonte, e që u kthyen
plot entuziazëm, duke thënë: “Zot, edhe djajtë na binden në emër tënd. Ndonëse
tradita flet për Matinë si ungjillëzues i Lindjes së Mesme e i Afrikës, emri i tij
arriti që në shekujt e parë edhe në Evropën veriore e qyteti i lashtë gjerman Trier
e nderon si Pajtor. Emri Mati është shumë i përhapur edhe ndër shqipëtarë, e shpesh
ka marrë trajtat: Matish e Tish.