2012-05-14 08:32:33

Benedikti XVI: të krishterët në politikë t’i tejkalojnë interesat e njëanshme


Në situatën e rëndë aktuale që mbretëron në shoqëri, ku përherë më shumë po shuhet mosbesimi ndaj politikës, ndjehet posaçërisht nevoja e përtëritjes etike e shpirtërore për të përmirësuar realisht jetën, e për këtë sot lypet edhe shërbimi i Kishës, në mënyrë që besimtarët laikët të ndriçuar e të aftë, të veprojnë brenda qytetit të njeriut, të impenjohen në shoqëri me një vullnet të prerë për t’i shërbyer së mirës së përbashkët, përtej ‘interesave private’, përtej vizioneve të njëanshme”. Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI në takim me banorët e Sanseplocro, ku mbërrini dje në mbrëmje pas vizitës në Areco. Në politikë, pra, duhet vërë anash egoizmin individual të çdonjërit, për t’iu përkushtuar më shumë së mirës së përbashkët, e në këtë punë u takon edhe të krishterëve të japin kontributin e tyre për rilindjen e një etike të re publike”.
E lidhur me këtë, Papa Benedikti XVI kujtoi figurën “ e shkëlqyeshme të të Lumit të ri Giuseppe Toniolo”. “Para humbjes së besimit ndaj impenjimit politik e shoqëror, të krishterët, Posaçërisht të rinjtë, janë të thirrur – nënvizoi Ati i Shenjtë – t’i kundërvihen kësaj dukurie me impenjimin dhe dashurinë e frymëzuar nga bamirësia ungjillore, që kërkon jo të mbyllemi në vetvete por të përkujdesemi për të tjerët”.
Në qendër të reflektimit të Papës Benediktit XVI në qytetin Arecos, ishte pra “marrëdhënie e drejtë ndërmjet sferës publike e sferës fetare”. Feja në Zotin nuk i nxit besimtarët të larohen nga realiteti tokësor, por, shpjegoi Papa teolog, i “sjell në ndërgjegjësimin e lirinë e të plotë për të punuar për tjetrin e për t ndërtimin e një qyteti njerëzor të bazuar mbi drejtësi e paqe”.
Në fjalimin e tij, Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger citoi shën Agostinin që, tha ai, “në histori sheh praninë e dy dashurive: ‘dashurinë e vetes”, që sjell në indiferencë për Zotin, e ‘dashurinë e Zotit””. “Është qartë – vërejti Papa se ku ishte i panjohur për themeluesit e Sansepolcros. Ata e ideuan një model të qytetit të veçantë e plot shpresë për të ardhmen, në të cilin dishepujt e Krishtin qenë të thirrur të ishin motori i shoqërisë në promovimin e paqes, përmes zbatimit të drejtësisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.