2012-05-11 16:47:16

Paraqitet Kongresi eukaristik i Dublinit. Imzot Martin: risim e pajtim


“Eukaristia, bashkimi me Krishtin e ndërmjet nesh” është tema e Kongresit të 50-të eukaristik ndërkombëtar, që do të mbahet në Dublin, më 10 deri më 17 qershor, Ngjarja e madhe u paraqit në Sallën vatikanase të Shtypit, në praninë e imzot Piero Marinit, kryetar i Komitetit Papnor për Kongreset Eukaristike Ndërkombëtare e të imzot Diarmuid Martin, kryeipeshkëv i Dublinit.
Ditën e fundit të Kongresit, Benedikti XVI do t’u drejtojë një mesazh të drejtpërdrejtë televiziv 80 mijë pjesëmarrësve në Kongres.
Për një javë të tërë, mijëra e mijëra shtegtarë, të nisur nga më se njëqind vende të botës, do të arrijnë për të marrë pjesë në Kongresin e 50-të eukaristik ndërkombëtar, në Dublin, ku do të kremtojnë së bashku Eukaristinë, do të luten së bashku, do të marrin pjesë në procesione e në Konferenca, mbajtur nga 18 oratorë ndërkombëtarë, do të shpërndahen në 150 laboratore e grupe diskutimi, do të dëgjojnë qindra dëshmi, do të ballafaqohen për tema të rëndësishme fetare e do të jetojnë në një atmosferë të vërtertë solidarieti kishtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.