2012-05-11 15:51:42

Papa: persekutimi mos ta pengon të drejtën dhe detyrën e ungjillëzimit


“ Çdo njeri e çdo popull ka të drejtë të njihet me Ungjillin sipas së vërtetës”. E me të gjitha persekutimet që ka pësuar, “Kisha nuk e humb guximin, por vazhdon të jetë besnike ndaj mandatit” që ka marr, “e vetëdijshme se gjithmonë në historinë e krishterë, martirët, do të thotë dëshmitarët, janë të shumtë e të domosdoshëm në udhën e Ungjillit”. Këtë e kujtoi Papa Benedikti XVI sot paradite duke i folur Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e popujve dhe Veprave Papnore Misionare që janë duke miratuar nismat e tyre në mbështetje të Vitit të Fesë.
Ndër projektet e paraqitura sot para Papës është edhe një “fushatë botërore” e cila përmes lutjes së Rruzares Shenjte e shoqëron “veprën e ungjillëzimit në botë” dhe “rizbulimin e thellimin e fesë”, që është mësuar “për shumë njerëz të pagëzuar”.
Në Sallën Clementina të Pallatit Apostolik sot qenë të pranishëm 117 drejtorë kombëtarë të Veprave Papnore Misionare e Papa Ratcinger u kujtoi atyre se “në këtë fazë të ndryshimeve ekonomike, kulturore e politike, ku shpesh njeriut ndjehet i vetmuar, i zhytur në ankthin e dëshpërimit, lajmëtarët e Ungjillit, edhe si kumtues të shpresës e të paqes, vazhdojnë të jenë të persekutuar si Mësuesi e Zotëria i tyre”. “Po – shtoi Papa – e para këtyre problemeve e realitetit tragjik të persekutimit, Kisha nuk e humb guximin, duke qëndruar besnike ndaj mandatit e misionit të Zotit të saj”. “Mesazhi i Krishtit, sot ashtu si dje – nënvizoi Bendikti XVI – nuk mund t’i përshtatet logjikës së kësaj bote, sepse është profeci e çlirim, është farë e një humaniteti të ri që rritet, e vetëm në mbarim të kohërave do të ketë realizimin e vet të plotë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.