2012-05-10 12:17:41

Takimi Botëror i Familjeve 2012: për Papën, besimtarë nga 145 vende


Për t’u takuar në fund të muajit me Papën Benedikti XVI do të vijnë besimtarë edhe nga Nigeria, teatër sulmesh e atentatesh kundër të krishterëve, gjatë javëve të fundit. Edhe nga Iraku, ku numri i të krishterëve është zvogëluar shumë pas luftës, por edhe nga zona të vështira të botës, si Territoret Palestineze dhe Haiti.
Janë 145 vendet, nga ku do të nisen shtegtarët, që nga 30 maji deri më 3 qershor, do të pushtojnë paqësisht qytetin italian të Milanos, për Takimin VII Botëror të Familjeve.
Ky udhëtim është bërë i mundur me kontributin e shumë famullive, të cilat kanë mbledhur fonde për familjet e vendeve më të varfëra, në mënyrë që të vijnë në Milano.







All the contents on this site are copyrighted ©.