Sot kremtohet Dita për Evropën. Kisha Katolike e kujton në Bazilikën e Zojës së Madhe
në Romë, me një meshë, kryesuar nga kryetari i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore
Evropiane, kardinali hungarez Peter Erdë. Për rëndësinë e saj, të dëgjojmë sekretarin
e përgjithshëm të organizmit kishtar, imzot Duarte da Kuna: Menduam t’i kushtojmë
një kremtim Evropës dhe ungjillëzimit të ri të saj, duke nderuar shenjtorët Pajtorë
të kontinentit. Bazilika e Zojës së Madhe na u duk domethënëse për këtë, pasi na lejon
t’i kërkojmë Zojës së Bekuar mbrojtjen e misionit që na pret. Duke parë Pajtorët e
Evropës, shën Cirilin e Metodin, shën Benediktin, shën Katerinën e Sienës, shën Brigjidën
e Suedisë e shën Edit Shtajnin, i njohim më mirë rrënjët tona përgjatë historisë,
të pranishme në të gjithë popujt evropianë, pavarësisht nga ndryshimet. Lutja për
nder të këtyre shenjtorëve na kujton zanafillën, zemrën e bashkimit tonë, që është
shenjtëria e jetës.