Marrëveshja mes Selisë së Shenjtë e Landit gjerman Niedersachsen
Selia e Shenjtë dhe Qeveria e Landit gjerman të Niedersachsenit kanë nënshkruar sot
në Hannover një marrëveshje, që ndryshon Konkordatin e 26 shkurtit 1965, lidhur me
shkollën katolike. “Marrëveshje, njofton salla e shtypit e Vatikanit, azhurnon Konkordatin
e ‘Marrëveshjen e Aplikimit ( Durchfuhrungsvereinbarung)’në dritën e legjislacionit
aktual që është në fuqi Landin Niedersachsen. Ndyshimet u përgjigjen kërkesave aktuale
që kanë shkollat katolike që veprojnë sipas regjimit të konkordatit”. Për Selinë
e Shenjtë ka nënshkruar, nunci Apostolik në Gjermani kryeipeshkvi Jea-Claude Périsset,
ndërsa për Landin Niedersachsen, është shkruar nfa ministri president i saj, David
McAllister. Nga ana kishtare, mes tjerësh në ceremoni mori pjesë imzo Norbert Trelle,
ipeshkëv i Hildesheimit, e nga ana shtetërore, ministri i Kulturës së Landit Niedersachsen
së bashku me disa zyrtarë tjerë të lartë.