2012-05-07 14:26:26

Shenjtorët e Javës


Sot e diel 6 maj, Kisha katolike kremton të Dielën 5-të të kohës së Pashkëve, po më 6 maj kalendari përkujton edhe shën Marjanin e Jakun, martirë.
Të hënën më 7 maj, kalendari kishtar kujton shën Florianin, shën Flavia Domitilen, martire romake; shën Flavion e Augustin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’.
Të martën më 8 maj, kalendari kishtar kujton shën Viktorin, martir të Milanos, shën Benediktin e II, papë, shën Arsenin, diakon të Romës dhe shën Magdalenën e Kanosës.
Të mërkurën më 9 maj, kalendari kishtar kujton shën Pakomin, abat e shën Izainë, profet.
Të enjtën më 10 maj, kujtohen shën Jordani, martir; shën Jobi, shën Kataldi dhe i Lumi Nikolò Albergatin.
Të premtën më 11 maj, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Làkonit; shën Gualtierin apo Walterin.
Të shtunën më 12 maj, përkujtohen shënjtorët Nereu e Akileu, martirë; shën Pankraci, martir dhe shën Leopoldin Mandiç.
Të dielën e ardhshme më 13 maj, Kisha do të kremtojë të dielën e 6-të të kohës së Pashkëve, e gjithnjë më 13 maj kalendari kishtar kujton përkushtimin e Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës e shën Andreun Uberto Fournet, meshtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.