2012-05-07 18:27:15

Në Serbi, Tadiç dhe Nikoliç në ballotazh


Në Serbi, u mbajtën dje zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Mesa duket pretendentët kryesorë për postin e presidentit do të shkojnë në ballotazh. Boris Tadiç, kandidati pro-evropian, mori 24,81% të votave, ndërsa rivali i tij, Tomislav Nikoliç, 24,71%. Turni i dytë i votimeve do të zhvillohet më 20 maj. Si parti, ajo e Nikoliçit ka fituar 73 vende në parlament, ndërsa ajo e Tadiçit vetëm 68. Në krahasim me katër vjet më parë, përqindja e votuesve është ulur me 1,3%. Kutive të votimit iu afruan 60% e zgjedhësve. Edhe serbët e Kosovës votuan nën mbikqyrjen e OSBE-së, por skedat do të numërohen jashtë kufijve të vendit në Rashka e Vranje, në jug të Serbisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.