2012-05-07 17:45:11

Në Rusi, Putin betohet për mandatin e tretë presidencial. Protesta në Moskë.


U zhvillua sot ceremonia e betimit të presidentit rus Vladimir Putin, për herë të tretë në Kremlin. Ndërkaq, dje e sot, qindra mijëra manifestues protestuan në Moskë, por u shpërndanë me dhunë nga forcat e rendit.
E megjithatë, pas 31 të shtënave me top, që përfunduan ceremoninë, ish-presidenti Dmitrij Medvjedjev deklaroi se “ky është fillimi i një etape të re historike për vendin”. Ai vetë do të kalojë sërish në postin e kryeministrit, në një ping-pong pushteti, që vazhdon prej vitesh.
Një nga objektivat e Rusisë për gjashtë vjetët e ardhshme është të bëhet lider në Euro-Azi, madje të krijojë një Bashkësi Ekonomike të ish-republikave sovjetike, sipas shembullit të Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.