2012-05-07 18:08:14

Gjermani: më 16 maji fillon manifestimi i përvitshëm Katholikentag


Edicioni i 98-të i “Katholikentag” do të mbahet në dioqezën gjermane të Mannheim-it, nga 16 deri më 20 maj. Është fjala për manifestimin që katolikët gjermanë organizojnë që nga viti 1848 për të reflektuar mbi realitetin e Kishës dhe mbi situatën shoqëroro-politike të Vendit. Tema e edicionit 2012 është “Guxo të nisesh nga fillimi” – e siç shpjegon Martin Stauch, drejtor i Zyrës së Katholikentag – synimi është t’i “referimi ndaj kthesave e ndryshimeve të mundshme në shoqëri dhe kontributit që Kisha mund të japë në këtë fushë”.
Ngjarja do të përurohet me kremtimin e Meshës Shenjte nën kryesimin e imzot Robert Zollitsch, president i Konferencës Ipeshkvnore katolike gjermane. Pritet të jetë e pranishme edhe presidenca e kreut të Shtetit, Joachim Gauck, e ajo e kancelares, Angela Merkel. Parashikohet të marrin pjesë mase 60 mijë vetë nga mbarë Vendi për një program që parasheh 1200 ngjarje të ndara ndërmjet çasteve të lutjes, kremtimeve, koncerteve, debateve e konferencave. Së fundi, një hapësirë të madhe, do t’i rezervohet temës së dialogut.







All the contents on this site are copyrighted ©.