2012-05-04 11:43:03

Punimet e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë


Nga data 2 deri më 4 maj, ipeshkvijtë Katolikë të Shqipërisë janë mbledhur në Tiranë për Asamblenë e tyre të 28-të. Në këtë takim prelatët po diskutojnë për çështje të ndryshme të Kishës Katolike në Shqipëri dhe për sfidat e saj në shoqërinë aktuale.
Pardje, u zgjodh Kryetari i ri i Konferencës Ipeshkvnore, i cili është kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, që zëvendëson kështu, kryeipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirditën, në përfundim të mandatit të dytë në krye të ipeshkvijve shqiptarë. Në detyrën e Zv.kryetarit u zgjodh ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh ipeshkvi ndihmës i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo O.P.
Ipeshkvijtë katolikë do t’i drejtohen kombit me një letër për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, po diskutojnë për botimin e Mesharit të ri në shqip e për marrëdhëniet me mediat. Për këto e për hollësira të tjera, na flet nga Tirana, zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore, don Gjergj Meta…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.