Më 15 korrikun e ardhshëm, Benedikti XVI do të shkojë në Fraskati, pranë Romës, ku,
në orën 9.30, do të kremtojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, para Katedrales. Në
përfundim, Papa do të kthehet në Kastel Gandolfo për kremtimin e lutjes së Engjëllit
të Tënzot. Njoftimin e dha ipeshkvi i Fraskatit, imzot Rafaelo Martineli, gjatë një
kremtimi solemn në Katedrale me rastin e festës së Shenjtorëve Filipi e Jaku, Apostuj,
pajtorë të dioqezës. Imzot Martineli theksoi se prania e Papës në gjirin e banorëve
të Fraskatit, do të jetë burim feje e shprese.