2012-05-03 10:29:28

Përbërja e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë


Konferenca Ipeshkëvore është një organizëm i përhershëm i Kishës Katolike që përbëhet nga Ipeshkëvinjtë e një vendi apo territori të caktuar të cilët sëbashku ushtrojnë funksionet baritore për besimtarët e atij territori, në mënyrë që të promovojnë më së shumti të mirën që Kisha u ofron njerëzve, mbi të gjitha nëpërmjet formash apostullimi të përshtatura në mënyrën e duhur sipas rrethanave të kohës dhe vendit, duke ndjekur normat e së drejtës. (Can 447 i CIC).

Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë përbëhet nga të gjithë ipeshkëvinjtë e pranishëm në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe funksionon sipas statuteve të saja të aprovuara nga Selia e Shenjtë. Aktualisht Ipeshkëvinjtë që përbëjnë janë këta: SH. T. Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metroplit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës; SH. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropliti i Arkidioqezës Metropolitane Shkodër – Pult; SH. T. Imzot Lucjan Avgustini Ipeshkëv i Sapës, SH. T. Imzot Cristoforo Palmieri Ipeshkëv i Rrëshenit; SH. T. Izmot Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës; SH.T. Imzot Hil Kabashi Adimistrator Apostolik i Jugut dhe SH. T. Imzot George Frendo Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë – Durrësit.

Në punimet e Konferencës janë të ftuar edhe Arqipeshkëvi i Tivarit SH.T. Imzot Zef Gashi dhe Administratori i Administraturës Apostolike të Prizrenit (Kosovë) SH.T. Imzot Dodë Gjergji









All the contents on this site are copyrighted ©.