2012-05-03 10:29:03

Mblidhet Asambleja XXVIII e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë


Conferentia Episcopalis Albaniae
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë

Komunikatë për shtyp


Të mbledhur ne Asamblenë XXVIII të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë që mbahet në Tiranë nga data 2-4 maj 2012, Ipeshkëvinjte katolikë të Shqipërise diskutojnë ne lidhje me tema që kanë të bëjnë me Kishën Katolike në Shqipëri dhe me mbarë shoqërinë në vend. Zgjedhja e Presidencës së re dhe letra që Ipeshkëvinjtë Katolikë do të drejtojnë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë janë ndër temat kryesore që do të trajtohen.

Sikurse ishte shpallur edhe në Asemblenë e fundit, Ipeshkëvinjtë e Shqipërisë do të drejtohen me një letër me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky tekst, që do të aprovohet në këtë mbledhje, do t’u shpërndahet mediave, besimtarëve e të gjithë atyre që e dëshirojnë. E mira e vendit ka qenë dhe vazhdon të jetë një shqetësim i vazhdueshëm për barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri.

Në ditët e Konferncës do të shyrtohen edhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me jetën e Kishës sikurse botimi i Mesharit të ri në shqip, marrëdhënia me mediat e mundësia e një bashkëpunimi të mëtejshëm. Gjithashtu do të raportohet edhe puna e komisioneve të ndryshme të KISH sipas kompetencave që secili mbulon në jetën e Kishës.

Asemblea zhvillon punimet nga data 2 deri me datë 4 maj në Selinë e Konferencës Ipeshkvore pranë Karitasit Shqiptar në Rrugën Don Bosko.


Zyra e shtypit








All the contents on this site are copyrighted ©.