2012-04-26 12:08:49

ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË


T’falem, o Mërí ! Virgjin e dlirë,
O Nanë e bukur e Kshillit t’Mirë!
Ty ndihmë t’ kena n’kët shkretí
T’falem, o Mërí ! T’falem, o Mërí !
Të falem, se ti gjithherë na pshton,
Prej anmikut t’shpirtit që na kercnon.
Se n’dorën tande pushtet t’madh ké;
Lutu për né, lutu për né !
Lutu se t’vshtirat kaq e kanë mblu’,
Shkodrën e vorfën e t’ mjert birt tú;
Lutu, se t’ thrrasin, Zojojë me dashtëní:
T’falem, o Mërí, t’falem o Mërí !
T’falem, o Virgjin, nan’ e Tynzot,
Ndihma e kshtênimit me hire plot;
T’bijë n’mend se Zoj’ e Shkodrës jé
Lutu për né! lutu për né!
Lutu, po, e derdhi hiret e mdhaja,
Si n’kohët e moçme n’Kishë, te Kalaja,
Ku lutej Shkodra plot me dobí,
T’ falem, o Mërí ! T’falem, o Mërí!
T’falemi! T’falemi, o Zoja e jonë,
O Nan’ e bukur e t’parëve tonë;
Ndera e lumnia e Shkodrës jé.
Lutu për né! Lutu për né!
Lutu, se, o Zojë, Shqiptarët t’tanë
Te ti e çojnë zanin në Gjenacanë:
Mëshirë për né thona, mëshirë për Shqipní
T’falem, o Mërì! T’falem, o Mërí!







All the contents on this site are copyrighted ©.