2012-04-25 17:28:30

Vatikan: krijohet një Komision Kardinalor për sqarimin e daljes së disa lajmeve


Kohët e fundit, pasi në televizon, në gazeta e në mjete të tjera të komunikimit u dukën disa dokumente të Vatikanit, të mbuluara nga sekreti i zyrës, Benedikti XVI vendosi të krijojë një Komision kardinalor për ta sqaruar këtë problem. Komisioni do t’i shqyrtojë faktet e do t’i ndriçojë këto episode. Përmes një note të Sallës vatikanase të Shtypit njoftohet se “për këtë Komision, që do të veprojë me forcën e mandatit papnor në të gjitha nivelet” Papa thirri kardinajtë Julián Herranz, që do ta kryesojë komisionin, Jozef Tomko dhe Salvatore de Giorgi-n. Komisioni kardinalor, përfundon nota, e nisi veprimtarinë më 24 prill, për të përcaktuar metodën dhe kalendarin e punës.







All the contents on this site are copyrighted ©.