2012-04-25 17:28:01

Në Poloni, botohen shkrime të panjohura të Papës Vojtila


Titullohet “Ungjilli e arti” libri i sapodalë nga shtypi, në Krakovi të Polonisë, në të cilin janë botuar relacionet e ipeshkvit të ri Karol Vojtila, shqiptuar 50 vjet më parë se të bëhej Papë dhe i Lumi Gjon Pali II. Janë tekste të përgatitura prej tij për ushtrimet shpirtërore të artistëve e të shkrimtarëve, zhvilluar ndërmjet 16 e 18 prillit 1962, në njërën nga kishat e vendit. Krejtësisht të panjohura për publikun e gjerë. Mesazhi kryesor, që del prej tyre, është gjithnjë aktual: Zoti është burimi i bukurisë, që si “një përrua” i rrëmbyeshëm përshkon jetën e çdo njeriu.
Në një nga këto konferenca, ipeshkvi Vojtila i jep përgjigje pyetjes nëse arti i ndihmon artistët të bëhen më njerëz; në një tjetër, përpiqet të përshkruajë bukurinë e ndërgjegjes, të sakramenteve dhe të lutjes. Botimi i teksteve në një libër u përgatit nga Fondacioni Gjon Pali II, së bashku me Institutin për dialogun ndërkulturor të Krakovisë. Ai tregon pa asnjë dyshim se Papa i ardhshëm ka qenë gjithnjë i interesuar për problemet e kulturës.








All the contents on this site are copyrighted ©.