2012-04-24 15:09:41

Republika Shqipërisë: kronikë historike, shoqërore e politike


Shek. VI-V para K. Sundimet e njëpasnjëshme të grekëve, maqedonëve, Epirit.
Shek. III para K. Mbretëria Ilirike
229 Fillimi i pushtimit romak
Shek. II pas K. Vendi përfshihet në provincën e Ilirikut (168). Emri i vendit duket për herë të parë aty nga gjysma e shek. II në gjeografinë e Ptolemeut, në të cilën popullata që banonte ndërmjet Lezhës (Lissus) e Maleve Kandavike, quhej “Albanoi” e kryeqendra, Albanopolis, lidhur ngushtë me emrin Arbërisë.
395 Sundimi i Perandorisë Romake të Lindjes (Bizanti).
917-1019 Pushtimi nga Mbretëria bullgare
1019-1204 Bizantinët ripushtojnë zonën, që quhet zyrtarisht Albania
1204-1230 Pushtimi venedikas, pas Kryqëzatës IV.
1230-1259 Shqipëria pushtohet përsëri nga Bullgaria.
1259 Rikthehen bizantinët.
1272 Në bregdet vendosen anzhuinët,
1296 Zonat e brendshme të Shqipërisë pushtohen nga Serbia.
1363 Venediku i dëbon anzhuinët dhe rinis kontrollin mbi bregdetin.
1389 Beteja e madhe në Fushë-Kosovë (Fusha e mëllinjave), më 28 qershor (pranë kryeqytetit të sotëm, Prishtinës). Turqit i japin fund ndikimit sllav mbi Shqipërinë.
1443-1468 Kreyngritja e madhe kombëtare kundër turqve, e udhëhequr nga princi shqiptar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Formohet Lidhja e Princave shqiptarë e njohur si Besëlidhja e Lezhës.
1468-1478 Vdekja e Skënderbeut dhe rivendosja e sundimit otoman, shënojnë heksodin e madh të bashkësive shqiptare kah Italia jugore (Pulie, Kalabri e Sicili).
1501 Turqit rimarrin nga venedikasit Durrësin e, më 1571, edhe Tivarin,
1690 Vlora, kështjella e fundit venedikase në Shqipëri, bie në dorë të turqve.
1760 Kryengritja kundër turqve e udhëhequr nga Mehmet Bushati, pasha i Shkodrës.
1819-1822 Dështon përpjekja shumëvjeçare e Ali Tepelenës, Pasha i Janinës, për themelimin një shteti të pavarur në Jug.
1878 Kongresi i Berlinit dhe riorganizimi i Gadishullit të Ballkanit. Shqipëria ndahet ndërmjet shteteve fqinje, ndarje e shoqëruar me revolta, që vijojnë të krijojnë situatë të paqëndrueshme në vend.
1912 Shpërtehn Lufta ballkanike. Në Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë
1913 Në përfundim të Luftës ballkanike, bashkësia ndërkombëtare e njeh pavarësinë e Shqipërisë, nën sundimin e Princit gjerman, Wilhelm Wied.
1914 Megjithëse e deklaruar tokë neutrale, pas shpërthimit të Luftës I Botërore, Shqipëria u pushtua nga shtetet fqinje. Italia pushtoi Vlorën.
1917 Italia zotohet t’i rikthejë Shqipërisë pavarësinë (shpallja e Gjirokastrës)
1920 Konferenca e ambasadorëve në Paris i rinjeh pavarësinë Shqipërisë, me kufijtë e 1913-tës. Një pjesë e mirë e trojeve shqiptare, mbetet jashtë kufijve, duke u përfshirë në shtetin jugosllav e atë grek.
1921 Shqipëria hyn në Shoqërinë e Kombeve.
1924-25 Shpallet Republika. Ahmet Zogu zgjidhet president.
1927 Traktati i aleancës ndërmjet Italisë e Shqipërisë, pasuar nga ndikimi i fortë italian.
1928 Presidenti Ahmet Zogu shpallet mbret, me emrin Zogu I.
1939 Italia pushton Shqipërinë (7 prill). Mbreti Zog detyrohet të ikë. Viktor Emanueli shpallet mbret i Shqipërisë (12 prill).
1940-1943 Gjatë Luftës II Botërore, Shqipëria bëhet teatër luftimesh ndërmjet italianëve e grekëve, që pushtojnë zonat jugore. Ndërhyjnë gjermanët. Thellohet rezistenca partizane e udhëhequr nga Enver Hoxha.
1944 Trupat gjermane tërhiqen. Hoxha formon qeverinë, i mbështetur nga udhëheqja sovjetike e jugosllave.
1946 Komunistët, si marrin në dorë pushtetin, shpallin Republikën Popullore të Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën.
1949 Pas shkëputjes së Jugosllavisë nga BRSS, Shqipëria lidhet me sovjetikët dhe hyn në Këshillin e Ndihmës Ekonomike(Comecon)
1955 Hyrja në Paktin e Varshavës
1961-1968 Në kundërshtim me sulmin kundër Stalinit, Hoxha këput lidhjet diplomatike me BRSS, për t’u afruar me Kinën e Mao Ce Dunit. Shqipëria tërhiqet nga Comecon(1962) dhe nga pakti i Varshavës(1968), duke e thelluar izolimin ndërkombëtar.
1978 Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, prishja me Kinën Popullore.
1985 Vdes Hoxha; vendin e tij e zë Ramiz Alia.
1990-1991 Nën presionin e fortë popullor e të ikjeve masive jashtë vendit (16.000 në drejtim të Italisë) Alia lejon zgjedhjet e para të lira në historinë e re të vendit, fituar, çuditërisht, nga Partia Socialiste.
1992 Në zgjedhjet e parakohshme fiton Partia Demokratike (PDA) e Sali Berishës, Partia Socialiste shpallet jashtë ligji, arrestohen disa nga krerët e saj.
1993 Vizita e Gjon Palit II, e para e një pape në trojet shqiptare
1996 Berisha zgjidhet president i vendit në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita
1997 Falimentimi i disa firmave financiare flak në rrugë dhjetra mijëra njerëz. Protesta popullore e çon vendin në prag të luftës civile. Mijëra shqiptarë largohen nga vendi.
1998 Në kulmin e polemikës me Berishën, Nano jep dorëheqjen. E zëvendëson Pandeli Majko. Shpallet Kushtetuta e re, që zëvendëson atë të 1991-së
1999 Pas sulmit të NATO-s kundër Serbisë, në vend dynden mijëra shqiptarë të ikur nga Kosova. Një ndeshje e re në gjirin e socialistëve, shkakton dorëheqjen e Majkos, që zëvendësohet nga kryeministri Ilir Meta. Gjykata Kushtetuese shfuqizon dënimin me vdekje.
2001 Partia socialiste fiton zgjedhjet.
2002 Meta jep dorëheqjen pas një ndeshjeje të re në Partinë Socialiste. Majko rikthehet në krye të qeverisë.
2003 Shqipëria nënshkruan marrëveshjen politiko-ushtarake, “Kartën e Adriatikut” me SHBA, Kroacinë, Maqedoninë, që i papaprin hyrjes në NATO.
2005 Zgjedhjet e korrikut fitohen nga Partia Demokratike e ish-presidetit Berisha.
2006 Nënshkruhet, në shkurt, boca e marrëveshjes për hyrjen në Bashkimin Evropian.
2007-2008 Më 20 korrik 2007 Bamir Topi, krah i djathtë i kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, zgjidhet President i Republikës. Në takimin e rangut të lartë të Bukureshtit (prill 2008), Shqipëria ftohet zyrtarisht, së bashku me Kroacinë, të hyjë në Aleancën Atlantike.








All the contents on this site are copyrighted ©.