2012-04-24 15:09:24

Republika e Shqipërisë


Shqipëria, (gegërisht Shqipnia, historikisht Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht Albania) zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. E shtrirë në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi; në verilindje me Kosovën; në perëndim me Republikën e Maqedonisë; në Jug, me Greqinë. Në perëndim laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Ndodhet vetëm 78 kilometra larg Italisë, me të cilën e ndan, në Jug, Kanali i Otrantos. Me sipërfaqe 28,748 km2, numëron rreth 3.5 milion banorë, nga të cilët, mbi 900.000 banojnë në kryeqytet e në rrethinat e kryeqytetit, Tiranës.
Shqipëria është vend kryesisht malor. Ka rreth 700.000 hektarë toka bujqësore, që shtrihen sidomos në zonat bregdetare, posaçërisht, në Myzeqe. Maja më e lartë arrin në 2.753 metra lartësi. Klima është kryesisht kontinentale, me përjashtim të zonave bregdetare, me klimë mesdhetare.
Djep i qytetërimit ilirik, pas rënises së Perandorisë Romake, aty nga fundi i shekullit IV, u përfshi në Perandorinë Bizantine. Trashëgimtare e qytetërimeve të lashta, në Mesjetë e në vitet e para të Rilindjes Evropiane, Shqipëria ecte me të njëjtin hap me Evropën. Në shekullin XVI territori i Principatës së Arbërisë ra nën sundimin e Perandorisë Otomane. Përparimi ekonomik, shoqëror e politik, u ndërpre brutalisht nga pushtimi otoman, që zgjati 500 vjet. Përpjekja për rilindje, pas viteve të shkurtëra pavarësisë (28 nëntor 1912), u ndoq rishtas nga një pushtim i ri, ai italian, në vitin 1939. Përfundimi i Luftës II Botërore shënoi fillimin e një periudhe të re, të vështirë: asaj të diktaturës komuniste, që zgjati më se një gjysëm shekulli (1946-1990). Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ishte vend plotësisht i izoluar, stalinist e anti-revizionist.
Shqipëria, pranuar në Nato më 2009, kandidate për të hyrë në Bashkimin Evropian, mbetet një nga vendet më të varfëra të Kontinentit të vjetër, me ekonomi informale e mungesë infrastrukturash. Vendi më i ri i Evropës, përsa i përket moshës mesatare të banorëve, falë bukurive të rralla natyrore, historike e artistike, konsiderohet si një nga caqet turistike më në zë të Ballkanit.
Emri zyrtar: Republika e Shqipërisë.
Gjuha zyrtare: shqipe(albanese), flitet nga më se 6 milionë njerëz, posaçërisht në Shqipëri (3.350.000); Kosovë(2.500.000), Maqedoni(750.000) Greqi(160.000 në vitet 2000-2002) e Mal të Zi (70.000).
Sipërfaqja: 28. 748 km2
Popullsia: 3. 194. 972 banorë (111.3 banorë/km2)
Etnitë: Shqiptarë 95%; Grekë 3%, të tjerë: Serbë, Maqedonë, Bullgarë, Malazezë, Armenë, 2%.
Organizimi administrativ: Shqipëria është e ndarë në 12 prefektura(ose qarqe), me 36 rrethe, 351 komuna. Kryeqyteti, Tirana, gëzon statusin e metropolit.
Kryeqyteti: Tirana, 1.000.000 banorë me gjithë rrethina (qyteti, 726.547)
Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës (CUE), e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO); e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kryeqyteti: Tirana (900.000 banorë, me rrethina).
Qytete të rëndësishme: Shkodra, Korça, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Kruja, Saranda, Pogradeci.
Forma e qeverisjes: Republikë parlamentare
Pavarësisa: 28 nëntor 1912 nga Perandoria Otomane
Pranimi në OKB: 14 dhjetor 1955
Besimet: myslimanë (sunitë e bektashi); ortodoksë; katolikë, protestantë, të tjerë, jo besimtarë.
Monedha: Lek shqiptar (1€ = 139.7880 Lek)
Prefiksi: tel. +355
Sigla autom: Al
Himni Kombëtar: Himni i Flamurit
Festa kombëtare: 28 nëntori
PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: 7.453 $ US në vitin 2010.
Emri Albania u përdor nga të huajtë për territoret e sotme të Shqipërisë. Deri në shekullin XVI shqiptarët e quanin vendin Arbëri e veten, arbëreshë. Në gjuhën greko-bizantine, vendi njihet si Albania, me variantet Albaētia e Arbanētia.
Flamuri shqiptar, i kuq, me shqiponjën e zezë dykrenore në mes, vjen nga dera princërore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kryetrim shqiptar i shekullit XVI, që u bëri ballë hordhive turke për një çerek shekulli, duke i siguruar Shqipërisë një pavarësi të shkurtër, nga viti 1443, deri në vitin 1478. Shqiponja me dy krerë është simbol tipik i Perandorisë bizantine. Flamuri i sotëm u shpalos zyrtarisht më 7 prill 1992, ndonëse edhe flamujtë e mëparshëm, ai i mbretërisë shqiptare dhe i shtetit komunist të pas luftës, ishin pothuajse të njëllojtë, me ndonjë simbol shtesë, të shlyer nga Flamuri i sotëm. Flamurit të mbretërisë i shtohej edhe përkrenarja e Skënderbeut; atij komunsit, ylli me pesë cepa.
Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë. Teksti u shkrua nga poeti shqiptar, Aleksandër Stavre Drenova.
Historia fetare: Banorët e trojeve të lashta ilire praktikonin ritet pagane. Besonin në mitet e luftës, të natyrës, të kafshëve. Derisa këtu shkeli Shën Pali, me të cilin nisi ungjillëzimi i vendit. Krishtërimi u përhap në trojet ilirike gjatë shekujve I-II pas Krishtit. Vetë Shën Pali pohon se shkeli në trojet ilire gjatë shtegtimeve të tij nga Judeja, drejt Romës, nëpër Udhën Egnatia e Portin e Durrësit, për të kaluar, pastaj, në Itali.
Ungjillëzimi i vendit vijoi përmes veprimtarisë së misionarëve të krishterë, që e përhapën fenë e re në të gjitha trojet ilirike, duke themeluar kudo bashkësitë dhe kishat e para të krishtera. Bashkësitë e krishtera mbetën të lidhura ngushtë me Kishën katolike, falë veprës së misionarëve, klerit shqiptar, që nisi të formohej, si dhe vullnetit të mirë të princave Arianitë, Kastriotë, Ballshaj, Topiaj, Gjomarkaj, Dukagjinë, Muzakaj, për të mos kujtuar të tjerë.
Në vitin 395, pas ndarjes së Perandorisë Romake në Perandori të Perëndimit e të Lindjes, trojet e sotme shqiptare kaluan nën sundimin e Perandorisë Romake të Lindjes, ndërsa në këndvështrimin kishtar, vijoi lidhja e pakëputur me Romën. Në vitin 732, Perandori bizantin, Leon Izauriku, ia nënshtroi zonën Patriarkanës së Kostandinopojës. Për shekuj me radhë trojet shqiptare anuan herë nga Roma e herë nga Kostandinopoja. Vetëm gegët, në veri të lumit Shkumbin (zonë, që përfshin sot Durrësin, Apolloninë, Elbasanin, deri në Korçë); e sidomos, në zonën ndërmjet detit Adriatik e Liqenit të Shkodrës si dhe vetë Shkodrës, me rethinat fushore e malore, ruajtën, mes vështirësish të panumërta, fenë katolike, ndërsa shqiptarët toskë, në zonat malore të jug-lindjes e të jug-perëndimit, në jug të lumit Shkumbin, u afruan me Kishën Ortodokse të ritit bizantin. Bashkësitë e krishtera nën regjimin politiko-ushtarak bizantin, u ndanë si nga ritet ortodokse (duke kaluar në liturgjinë e Shkrimit Shenjt e në simbolet e krishtera), ashtu edhe nga autoritetet e Kostandinopojës dhe nga kleri bizantin.
Pasoi pushtimi nga Perandoria Otomane, gjatë të cilit autoritetet turke nisën ta islamizonin vendin, duke i rënduar banorët e krishterë me taksa të padurueshme e duke ua rrëmbyer fëmijët për fushatat e vazhdueshme ushtarake. Shumë pranuan të ndërrojnë fe e kështu islamizmi pak nga pak, u shtri në një pjesë të mirë të vendit.
Feja sot: në periudhën 1967-1990, gjatë regjimit nacional-komunist të Enver Hoxhës, të gjitha fetë u ndaluan me ligj, rasti i vetëm në botë. Në vitin 1976, Kushtetuta shqiptare e shpalli zyrtarisht vendin ateist, duke i hapur rrugën persekutimit të besimtarëve të të gjitha feve tradicionale. Liria e kultit u rivendos vetëm pas rënies së komunizmit. Sot besimtarët e të gjitha feve gëzojnë lirinë e plotë për ta praktikuar besojmën e tyre. Shteti sanksionon me ligj barazinë e kulteve të ndryshme. Neni 3 i Kushtetutës thekson, si një nga parimet themelore, mbi të cilat ngrihet shteti, atë të bashkëjetesës paqësore ndërmjet katër besimeve tradicionale, të pranishme historikisht në trojet shqiptare.
Fetë më të praktikuara në Shqipëri janë krishtërimi e islami. Në historinë e vendit nuk ka pasur raste ekstremizmi fetar e konfesionet e ndryshme kanë bashkëjetuar, me shumë pak përjashtime, në paqe e harmoni. Me që praktikimi i fesë, si privatisht, ashtu edhe publikisht, është i lirë vetëm prej pak vitesh (përkatësisht nga viti 1990 e 1998), nuk kemi ende statistika të freskëta e të sakta për numrin e besimtarëve të feve të ndryshme. Ndonëse mungojnë të dhënat zyrtare, sipas Departamentit të Shtetit amerikan, përqindja e praktikantëve shkon nga 25-40%.
Një studim demografik i Pew Reserarch Center (2009) pohon se myslimanët përbëjnë shumicën, me rreth 79,9%. Ndërsa sipas Cia Word factbook(2009), myslimanët përbëjnë 70% të popullsisë; të krishterët ortodoksë, 20% e të krishterët katolikë të ritit romak, 10%. Por duhet theksuar se asnjëra nga statistikat nuk është e saktë. Saktësimi, i shumëpërfolur lidhur me regjistrimin e popullsisë vendase, është detyrë e ngutshme, që i takon së ardhmes së afërt.
Numri i përgjithshëm i konfesioneve fetare të regjistruara, është 245(189 të krishtera e 56 islamike ose lindore). Harta fetare vijon të ruajë përhapjen historike: katolikët ndodhen kryesisht në zonat veriore; myslimanët, në zonat qëndrore e fshatare, ndërsa ortodoksët (shqiptarë e grekë), në zonat jugore të vendit. Falë zhvendosjes së popullsisë, në shumë zona jetojnë edhe bashkësi të ndryshme fetare.
Bashkësitë e krishtera vijojnë të organizohen, të ndihmuara edhe nga misionarët e huaj të kongregatave të ndryshme fetare. Shteti shqiptar, sipas marrëveshjes së vitit 2002 me Selinë e Shenjtë, është impenjuar t’ia kthejë Kishës Katolike të gjitha pronat e shtetëzuara nga regjimi komunist (Neni 9).
Sistemi universitar: sot në Shqipëri ka unisversitete shtetërore e private, në fazë zhvillimi për njohjen e titullit të studimit me ECTS European Credit Transfer System (ECTS), me synim integrimin në sistemin akademik e universitar të Bashkimit Evropian, sipas procesit të deklaratës së Bolonjës.
Shumica e Universiteteve e kanë selinë në Tiranë. Të tjerat, në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.
Sistemi shëndetësor: shërbimi shëndetësor i bazës, në Shqipëri kryhet nga mjekët e familjes, të cilët mbulojnë një njësi administrative. Shërbimi kryhet në ambulancat e lagjes. Mjekët specialistë, që mbulojnë 2/3 e njësive administrative, nuk përfshihen ende në skemën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe paguhen nga Ministria e Shëndetësisë.

Personalitete të shquara shqiptare:
Gjergj Kastrioti Skënderbeu (-): Hero Kombëtar shqiptar, mbret i trojeve iliro-arbëreshe, i zgjedhur nga princat shqiptarë.
Pal Engjëlli (1416–1470) Kryeipeshkëv i Durrësit. Emri i tij lidhet me dokumentin e parë të shqipes së shkruar, që njihet deri më sot, “Formulën e Pagëzimit”.
Marin Barleti (-), prift humanist.
, prift, autor i librit të parë të shtypur në gjuhën shqipe. “Meshari” (5).
Pjetër Bogdani (rreth 1625- 1689), kryeipeshkëv, teolog dhe filozof, prozator i madh, autor i veprës "Çeta e profetëve" (Cuneus prophetarum), në Padovë,1685Preng Doçi (1846-1917) prelat, poet, mendimtar. Jeronim De Rada (-), personalitet i gjithanshëm, përfaqësuesi më i dalluar i arbëreshëve të Italisë në Rilindjen Kombëtare, në shekullin XIX.
(-), politikani, që luajti rolin kryesor në aktin e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria otomane.
Luigj Gurakuqi (1879-1925) politikan e shkrimtar i shquar shqiptar.
Dedë Gjo’ Luli (1840-1915) prijës i kryengritjeve të armatosura kundër turqve në viset veriore të Shqipërisë (1911-1912).
Atë Gjergj Fishta OFM (1871-1940) Poet Kombëtar. Autor, ndërmjet tjerash, i ‘Lahutës së Malcís”. Njihet botërisht si Homeri i fundit.
(-), Poet i madh, autor i veprave ‘Historia e Skënderbeut’, ‘Bagëti e Bujqësia’; ‘Lulet e Verësë” e të tjera.
Faik Konica (1875-1942) personalitet i madh i kulturës shqipe, i njohur botërisht si një nga prozatorët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, publicist, politikan, diplomat.
(-), personalitet i gjithanshëm i kulturës shqiptare, prijës shpirtëror i Kishës ortodokse shqiptare.
(-), gjuhëtar i shquar, i njohur botërisht.
(-), ish-mbreti i shqiptarëve.
Mikel Koliqi ( – ) Kardinali i parë shqiptar.
(-), shkrimtar, poet e humanist i madh.
Martin Camaj (1925-1992), shkrimtar, poet, albanolog e gjuhëtar i shquar.
(-), rregulltare katolike me kombësi shqiptare, themeluese e Kongregatës së Misionareve të Bamirësisë; Çmim Nobel për Paqen 1979; shpallur e Lume nga Gjon Pali II më 19 tetor 2003.
Lin Delija (1926- 1994) piktor shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.
(), shkrimtar, disa herë kandidat i Çmimit Nobel për letërsinë.

Moto e shqiptarëve, sipas poezisë së famshme të Pashko Vasë Shkodranit: “Desim si burrat, që diqne motit,/ e mos turpnohna përpara Zotit!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.