2012-04-23 17:24:11

Një vepër e re,
titulluar "Joseph Ratcinger,
Teologu e Papa”


Nesër gazeta ‘L’Osservatore Romano” dhe ajo “Il Sole 24 ore” do t’i propozojnë lexuesve të tyre veprën “Joseph Ratzinger, Teologu e Papa”, libër kushtuar veprave dhe jetëshkrimit të Benediktit XVI, hartuar nën kujdesin e Lucetta Scaraffia e Gian Maria Vian, shoqëruar me një dialog mbi fenë e laicitetin, ndërmjte Giuliano Ferrar-ës dhe Armando Massarenti-t, me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes së Papës Ratzinger dhe të Papnisë së tij.
“Josef Ratzinger – Teologu e Papa”, e merr shtytjen nga një dialog i këndshëm, por aspak i cekët, kushtuar laicitetit e fesë, ndërmjet një miu të vogël (Armando Massarenti, drejtor i shtesës kulturore të Il Sole 24 Ore”) dhe një elefanti të vogël, (Giuliano Ferrara, drejtor i Il Foglio), për të vijuar me propozimin e leximit të veprave të Papës Ratzinger. Nuk është fjala për lexim specialistik, as sistematik, por të vëmendshëm e të kuptueshëm, pjesa historike e të cilit u realizua nga Lucetta Scaraffia, për të përfunduar me një përmbledhje kronologjike të jetës së teologut, që u bë papë, hartuar nën kujdesin e Giovanni Maria Vian.
Libri është realizuar edhe në variantin dixhital, pasuruar me përmbajtje multimediale, në gjuhën italiane, angleze e spanjolle.Adresa, www.ilsole24ore.com/paparatzinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.