2012-04-22 17:14:26

21 prill 753 para Krishtit – ditëlindja e Romës


Duk shfletuar kalendarin historik, sot më 21 prill kujtojmë përvjetorin e ditëlindjes së Romës. 21 prilli është një datë më shumë legjendare sesa historike, sepse tepër larg nga ditët tona. Gjithsesi, duke respektuar traditën, Roma, vijon prej shekujsh ta kremtojë ditën e themelimit të vet çdo 21 prill, ditë në të cilën, sipas gojëdhënës, qyteti u themelua nga Romuli. Ishte viti 753 para Krishtit, kur ai vuri gurin e parë të këtij qyteti, që aq shumë do të përmendej në histori, mbi njërën nga shtatë kodrat ku do të përhapej, e pikërisht mbi kodrën Palatine. Ditëlindja e Romës është festuar nga banorët e saj që në botën antike me një festë të quajtur “Palilia”.
E po kështu edhe sot të shumta ishin veprimtarinë festive të të gjitha natyrave, duke filluar nga kremtimet me veshje të epokës, tek vizitat në muzetë e shumtë që ka Roma, shëtitjet pranë lumit Tiber e në vende tè tjera me bukuri e pasuri artistike të rralla, me koncerte e aktivitete të ndryshme përkujtimore. 21 prill 753 para Krishtit – ditëlindja e Romës!







All the contents on this site are copyrighted ©.