Përsëri urime nga mbarë bota, për Papën: Benedikti XVI i bashkon popujt në paqe.
Të shumta, urimet që vijojnë të vijnë në Vatikan, nga 16 prilli, kur Papa kremtoi
85-vjetorin e ditëlindjes, deri dje, kur mbarë bota përkujtoi 7-vjetorin e Papnisë
së Benediktit XVI. Urime nga Kishat e mbarë vendeve katolike të botës, nga lëvizjet
e organizmat kishtare, nga njerëz të punës e të politikës, të rinj e pleq. E edhe
nga personalitetet më të larta politike ndërkombëtare, siç është urimi, që i drejtoi
Papës sekretarja e Shtetit Amerikan, Hilari Klinton, në emër të presidentit Barack
Obama. Në telegramin e urimit, nënvizohet puna e palodhur e Benediktit XVI për t’i
bashkuar popujt me fe të ndryshme në besojmën e përbashkët të paqes. Të mërkurën
e kaluar u prit në audiencë private, në Vatikan, kryeministri italian, Mario Monti,
i cili, në emrin e tij e të mbarë popullit italian, i uroi Papës ‘për shumë vjet ditëlindjen
e papninë”.