2012-04-20 17:07:32

Kongregata për Doktrinën e Fesë u drejtohet Eproreve të Larta Rregulltare të SHBA-së


Përtëritje për përforcimin e themeleve të doktrinës: ky është pikësynimi që ka Kongregata e Vatikanit për Doktrinën e Fesë në Vlerësimin rigoroz doktrinor të aktivitetit të Leadership Conference of Women Religious, organizatë që përfaqëson pjesën më të madhe të Eproreve të larta të kongregatave të motrave apo murgeshave amerikane. Dokumenti ishte pardje në qendër të një takimi mbajtur mes eprorëve të dikasterit vatikanas dhe përfaqësuesve të Konferencës së Eprorëve të Urdhrave rregulltarë të pranishëm në SHBA-së.
“Përforcimi i ekleziologjisë së përbashkët” është synimi kryesor i Vlerësimit rigoroz, që Kongregata për Doktrinën e Fesë ka nisur që nga 2008 ndaj Konferencës së Eproreve të Mëdha në SHBA-së, shpjegon në një deklaratë kardinali Wiliam Levada, prefekt i dikasterit vatikanas. Dokumenti, botuar pardje, ka si “pikësynim – nënvizon kardinali – të inkurajojë përtëritjen me plot durim dhe bashkëpunimin e kësaj Konference”, “për të pajisur nismat e saj të shumta e të lëvdueshme, si dhe aktivitetet me një doktrinë të themeltë më të fortë”. E takimi që u zhvillua në Vatikan është “hap i parë – vërejti kardinali Levada – për zbatimin e rezultateve që kanë dal nga Vlerësimi”, duke ofruar kështu “mundësinë e shqyrtimit të dokumentit në një frymë respekti e bashkëpunimi të anasjelltë, më shpresë që të shmanget çdo keqkuptim i mundshëm i përmbajtjes së tekstit”.
Vlerësimi –sqaron deklarata e dikasterit vatikanas – “ka të bëjë me Shoqatën e Eproreve të Mëdha e nuk merret me fenë dhe me jetën e murgeshave rregulltare në Institutet anëtare të kësaj Shoqate”. Mirëpo në dokument kanë dal në pah “probleme serioze doktrinore – si për shembull tema e shugurimit meshtarak të grave e përçapja baritore ndaj homoleksialitetit – apo pohimet feministe radikale që janë të papajtueshme me mësimin katolik.
Dikasteri i Vatikanit kujton se “Shoqatat e Eprorëve të mëdhenj të rregulltarëve e rregulltareve janë shprehje e bashkëpunimit ndërmjet Selisë së Shenjtë, Eprorëve të përgjithshëm dhe të Konferencave ipeshkvnore në mbështetje të Jetës rregulltare të përkushtuar”. Nga kjo buron nevoja e parapërgatitjen për Shoqatë të “një doktrine të themeltë të rrënjosur në fenë e Kishës”. Për këtë qëllim Selia e Shenjtë ka emëruar imzot Peter Sartain, kryeip4eshkëv i Seattle “Delegat për shqyrtimin, udhëheqjen e miratimin, nëse nevojitet, të punës së Shoqatës (LCWR)”, duke punuar së bashku me përfaqësuesit e saj “për realizimin e pikësynimeve të përvijuara në Vlerësim”. Delegati do të referojë pastaj në Kongregatë për Doktrinën e Fesë, që do të informojë e konsultojë dy dikastere tjera të interesuara për Institutin e Jetës Rregulltare e Shoqëritë e Jetës Apostolike si dhe atë për Ipeshkvijtë. “Selia e Shenjtë – përfundon kardinali Levada – shpreson të në ofrojë këtë mënyrë një kontribut të çmueshëm për të ardhmen e jetës rregulltare në Shtete të Bashkuara të Amerikës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.