2012-04-19 16:30:54

Urimet nga bota Papës. Obama: Benedikti XVI i bashkon popujt në paqe


Të shumta janë urimet dhe vlerësimet që i mbërrin sot Papa Benedikti XVI nga Kishat vendore, Lëvizjet e organizmat kishtare. Të shumta janë edhe mesazhet e autoriteteve politike ndërkombëtare drejtuar Papës Ratcinger, si ai i sekretares së Shtetit amerikan, Hillary Clinton, dërguar në emër të presidentit, Barack Obama. Në këtë mesazh nënvizohet puna e pareshtur e Benediktit XVI në “bashkimin e popujve me fe të ndryshme” në besimin e përbashkët të “paqes”. Dje pas dite, kryeministri italian, Mario Monti u prit në audiencë private në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.