2012-04-12 09:22:55

Hong-Kong: kardinali Tong inkurajon të sapopagëzuarit të jenë dëshmitarë të fesë.


Kardinali John Tong Hon i dioqezës së Hong Kongut, i përforcoi në fe 3.500 katekumenët, që morën Natën e Pashkëve, Sakramentin e Pagëzimit dhe dy sakramentet e tjera të fillimit të jetës së krishterë (Krezmimin e Kungimin), duke i falënderuar priftërinjtë e rregulltarët për impenjimin e tyre në shërbim të ungjillëzimit.
Kardinali i ftoi të gjithë të jenë dëshmitarë të Krishtit duke ecur mbi gjurmët e bashkësive të para të krishtera. E këtë përmbajtje ka edhe Letra baritore, që kardinali i ri u drejtoi besimtarëve me rastin e Pashkëve 2012.







All the contents on this site are copyrighted ©.