2012-04-11 14:26:06

U kremtuan në Shën Pjetër, salikimet e kardinalit Daoud, “protagonist i bashkimit të të krishterëve”


“Dëshmitar i bashkimit ndërmjet të krishterëve: kështu e quajti dje kardinalin Ignace Moussa I Daoud, Patrik nderi i Antiokisë së Asirëve e ish- prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, dekani i kolegjit kardinalor, Angelo Sodano, i cili kremtoi Meshën e Dritës për të në Bazilikën e Shën Pjetrit. Prelati i shquar u nda nga kjo botë të shtunën e kaluar, në moshën 89 vjeçare.
“E kaloi jetën në shërbim të Kishës”, vuri në dukje kardinali Sodano, duke theksuar se edhe Papa, megjithëse ndodhet në Castel Gandolfo, merr pjesë në përkujtimin e kësaj figure, që bëri shumë për bashkimin e të krishterëve. Si Patrik i Antiokisë, mori emrin Injac, emrin e ipeshkëvit të parë të vendit pas Shën Pjetrit. “Atëherë, Antiokia ishte një qytet i madh i Sirisë – shpjegoi kardinali Sodano. Aty, dishepujt e Krishtit filluan ta quanin veten të krishterë”. E pikërisht nga ai vend filloi edhe misioni i Kishës së bashkuar, “me një shpirt e me një zemër të vetme”, për ta përhapur fjalën e Ungjillit, kudo në botë. Dashuria për Antiokinë e shtyu kardinalin Daoud të zgjedhë Beirutin si vend për pushimin e pasosur, në një varr pranë paraardhësve të tij. “Ne në Romë – përfundoi dekani i kolegjit kardinalor – do ta kujtojmë gjithnjë si protagonist të bashkimit, duke u impenjuar në punë për të mirën e së Shenjtes Kishë, të mbledhur rreth Pasardhësit të Shën Pjetrit, ashtu si e deshi Krishti”.








All the contents on this site are copyrighted ©.