Ndërroi jetë kardinali Luis Aponte Martìnez. Telegram ngushëllimi i Papës Benedikti
XVI
Ndërroi jetë dje në moshën 89 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, kardinali Luis
Aponte Martìnez, kryeipeshkëv nderi i San Juan de Puerto Rico, kardinali i parë i
lindur në Porto Riko. Qe shuguruar meshtar pikërisht më 10 prill, 62 vjet më parë.
Pas 10 vjetësh u emërua ipeshkëv e më pas kardinal. Ka qenë kryetar i Konferencës
Ipeshkvnore Portorikane. Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Papa Benedikti XVI
përmend punën e palodhur të kardinalit Martìnez për zbatimin e Koncilit II të Vatikanit
në dioqezën e vet, duke i shërbyer me përkushtim çështjes së Ungjillit. Kardinali
kontribuoi në zgjidhjen e problemeve shoqërore të ishullit, sidomos në luftën kundër
programeve qeveritare për kontrollin e lindjeve e sterilizimin e popullsisë.