Krishti u Ngjall! Aleluluja! Për shumë mot Pashkët – Gëzuar, Aleluluja!
Krishti, Shëlbuesi ynë, fitoi mbi vdekjen: Krishti u Ngjall! Me ngjalljen e tij,
gjithçka nis nga fillimi. Atje ku mbretëron mëkati, tani mbretëron hiri. Kush u varros
me Të në vdekje, sot me Të u ringjall, për të ecur në një rrugë të re, për të filluar
një jetë të re, me vetëdijen se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua së bashku me Krishtin.
Urojmë, pra, që të gjithë të fillojmë një jetë të re, për Zotin, në Krishtin Jezus.
Urime – Gëzuar – Pashkë të bardha! Me Krishtin e Ngjallur, jeta dhe historia
marrin një kuptim të ri Ishte një Engjëll ai, që u dha zemër grave të cilat,
posa arritën tek Varri i Jezusit, mbretën të habitura e të shqetësuara pa masë, sepse
e gjetën të hapur e të zbrazur. E jashtëzakonshme domethënia e asaj që ndodhi. Engjëlli
i tha: “Mos kini frikë!...është ngjallur, nuk është këtu, E tani, shkoni e kumtojani
këtë lajm Apostujve”. Këto fjalë të Engjëllit, të cilat i dëgjojmë përsëri e gjithnjë
me emocion të brendshëm, kanë vlerë të madhe edhe për ne. Me ngjalljen e Krishtit
gjithçka ndryshon: jeta dhe historia fitojnë domethënie të re. Na e kujton këtë
predikimi i shën Pjetrit Apostull drejtuar turmave të Jerusalemit. Thjeshtë e qartë
Pjetri pohon se “Krishti i kryqëzuar është gjallë, është ngjallur dhe ne të gjithë
jemi dëshmitarë!” Që atëherë, Kisha nuk ka pushuar së shpalluri këtë Lajm të Mirë.
Është urgjente që të gjithë njerëzit ta njohin e ta takojnë Krishtin, të kryqëzuar
e të ngjallur, e ta lëshojnë veten plotësisht në duart e Tij. Atyre, të cilët e mirëpresin,
Ai ua mbush zemrën me gëzimin e vërtetë, që e bën të re, të bukur e të pasur me shpresë
jetën njerëzore. Galdimi i Pashkëve gëzon posaçërisht Zojën e Bekuar, e cila pësoi
bashkë me Krishtin provën e rëndë të Mundimeve e të vdekjen me kryqëzim. T’i lutemi
Virgjërës Mari ta bëjë gjithnjë më të fortë besimin tonë në Ngjalljen e Jezu Krishtit
Zotit tonë, duke na udhëhequr që ta dëshmojmë në angazhimin e përditshëm, këtë mesazh
të gëzueshëm e themelor të Pashkëve: Krishti u Ngjall! Aleluluja! Vërtetë u Ngjall,
Aleluja!. Ngjallja e Krishtit është festë për ty
Eja vëlla, është
për ty kjo festë, ky agim shprese e gëzimi.
Tepër gjatë ke ecur nëpër natë. Sytë
nuk e durojnë më këtë errësirë të dendur, këtë terr të frikshëm që mbulon çdo
gjë. Eja, kemi bërë gati një zjarr, eja, kemi ndezur një dritë. Tani e tutje
edhe ti e di se në Krishtin Jezus të gjithë mund të fitojmë mbi ankthin e natës e
të gjejmë dritën për të shkuar përpara.
Eja, vëlla, për ty është kjo festë, ky
agim ku kujtimi bëhet realitet.
Tepër gjatë ke ecur në heshtje, si dikush
që ka humbur kujtesën, e nuk di nga vjen e ku shkon. Je takuar me rreziqe e
pengesa në vetminë tënde pa mbrojtje. Pa një fjalë ngushëllimi, pa një fjalë
besimi, pa një fjallë vëllazërore. Eja, e kemi hapur Librin, eja, duam të
dëgjojmë një Fjalë jete. Tani e tutje edhe ti e di se në Krishtin Jezus mund
të lidhim të gjithë aleancë në amshim me Zotin e me njerëzit.
Eja, o vëlla,
kjo festë është për ty, ky agim që na bën të lindim në një jetë të re.
Tepër
gjatë ke ecur në shkretëtirë, duke e lënë pluhurin të ngjitet në lëkurë e në
rroba, në zemër e në sy e ta thajë e ta bëjë eshkë grykën. Eja, këtu është uji
i gjallë që gurgullon gjithnjë për ty, uji i pagëzimit. Tani e tutje edhe ti
e di se në Krishtin Jezus mund të ringjallemi për një jetë të re, si bij të
Zotit.
Eja, vëlla, është për ty kjo festë, kjo tryezë e shtruar, kjo darkë
ofruar për të gjithë.
Tepër gjatë ke ecur pa bukë e pa ujë. Të kanë lënë
forcat, energjitë janë shuar. Tani e tutje edhe ti e di se Krishti Jezus është
Buka e Vera e jonë, Korp i thyer, Gjak i derdhur për jetën e botës.