2012-04-08 18:33:18

Imzot Kabash: Në Krishtin e Gjallë shkëlqen jeta!


Krishtu u ngjall! Që prej dymijë vjetësh vijon të jehojë ky kumtim, që e ndryshoi rrjedhën e historisë. Mbarë njerëzimi e gjithësia galdon, e përfshirë në pranverën e njerëzimit të shpërblyer nga flijimi i Krishtit. Ngjallja e Krishtit nuk është fryt i ndonjë spekulimi, i ndonjë përvoje mistike. Eshtë ngjarje që i kapërcen capet e historisë, por që ndodh në një çast të mirëpërcaktuar të historisë e lë në të gjurmë të pashlyeshme. Drita, që i verboi rojet e vendosura nga autoritetet romake pranë varrit të Jezusit, për ta ruajtur, përshkoi kohë e hapësirë. Nuk është çfarëdolloj dirte: është dritë Hyjnore, që e davarit errësirën e vdekjes e sjell në botë shkëlqimin e Zotit, shkëlqimin e së Vërtetës, të së Mirës, të Dashurisë e të Jetës së vërtetë. Ta dëgjojmë mesazhin e Pashkëve nga ipeshkvi katolik i Shqipërisë së Jugut, imzot Hil Kabashi......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.