Po mbrendë n’kësollë fryn fllad prej Qiellet, Tuj pertrî ndiesi fisnike; Aty
mendja xén e kthillet, Feja s’bjen n’prita anmike, Shi n’gurrë t’gjallë, shuen
shpirti eten, S’njef vetmi, t’lum e mban vehten
Ku âsht feja, âsht vetë
Zoti, Qi çdo vrejtje t’kandshme e bân; N’paqë e n’gëzim kalohet moti Ligshtí
s’ndiehen, hiri t’ mban, Kû âsht Zoti s’t’lodhë vetmija, Çdo nevojë e mbush
dashtnija.
Sa herë “Át” thrras, duerët tu’i çue Nalt kah Qiella, ai m’thotë
perherë; “Shka t’bâjn tŷ, m’a kanë bâ mue; T’ jésh i qetë! Kjo jetë s’ka vlerë. Prandej
n’mue uzdajë ti t’kesh, Nuk jé vetem, sido t’jesh!”.
Ti, qi ndrydhesh nder
idhnime, E pëson smundje e ké ligshtí, Kah s’t’ shef syni veç mjerime, Pa
kund shpresë e pa dobí, N’kjoftë se ti qindron prap në Fé, Mos t’lëshojë zêmra,
vetem s’jé!
Oh, s’jam vetem as n’ket kësollë, Ndiej se shpirti m’âsht mbushë
n’gëzim. S’kam merzí, e kuptoj hollë, Pse çdo vuejtje më siellë fitim. Me
durim, nenshtrim e i qetë, Po i kaloj ditët qi m’kanë mbetë.
Prá kjoftë
bâ vullnesa e Tij, N’smundje e n’flije e n’shka m’mundon! Bekue kjoftë, por
dora e Tij. Ai, sa të biejë, shpejt e shpejt më çon! Nuk jam vetem, jo, s’ankoj; Jam
me at’ Zot, qi kurr s’më harroj.
Marrë nga “Zakone e doke shqiptare”, Át
Donat Kurti, Botime Françeskane Shqiptare, 2010, fq. 264-265