In fide vivo Filii Dei, qui dilexit Me et tradidit semetipsum pro me. (Ad Gal.
II. 20) 1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli; Dridhet toka tue gjimue; Rruzullimit
trandet shtielli; Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue; Shkambîjt tmera po i pershkon. 2
Tisi i tempullit âsht shkye, Rrebtë ka shekllin trandë thellimi. A natyra
âsht tu’ u shperthye E rroposet rruzullimi, Ase Zoti diku pson. 3
Jo; pson Zoti! T’Izraelit Bijt e prujtun m’mal t’Golgotit Mbi nji t’ashper drû
zabelit Kryqzue paskanë t’Bir’n e Zotit: Krejt e paskanë lá me gjak. 4. N’atë
shemtim, n’atë mizorí Kqyrë i Ati nalt prej qiellet; E, kah sheh atë kob të
zi, Idhshem mnija xên e i pshtiellet, Edhe mshirës i vên ai cak. 5 Rrebtë
mbi shekull vrâ ka ftyren, Edhe kapë rrufén njifillit Me turshî gjithmbarë natyren. Struken
Engjutj hijes s’qiellit, Heshtë natyra n’mjerim t’vet. 6 Hikni popuj,
hikni fise! Hikni, po, jashta ktij sheklli; Pse mbi t’eprat, m’t’ poshtrat vise, Prej
ksi kobi, prej ksi mreklli, Mnin e Zotit gjâ s’e pret. 7 Hikni vrap, po; kah
kujtoni Se nji Zot, Krijuesi i Empirit, Qi i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni, S’do
t’perligjë gjakun e t’Birit Qi po derdhni me poshtnim? 8 Mnershem qiella,
qe, u kercnohet; Per nen kambë don me u hikë bota; Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet; Janë
kah shuhen stinë e mota: S’bân, jo, Zoti kaq shemtim! 9 Veç nji fjalë
i Biri t’flase, Veç nji ankim t’a bâjë mbi jue, Se krijimi do t’humbase Se
edhe jeta ka me u shue: Lesker shekllit kund nuk jet. 10 E qe i Biri
pre’ atij drûni M’ t’ cillin ju mberthye e kini, M’ gozhda shtatin Aj e xûni, Edhe
kryet kah qiella ngrini, Dishka Atit per ju i flet: 11 “Fali, o Át, deh!
Njerzt Ti fali! Pse shka bâjn nuk jane tue dijtun:” Oh! Pse tash s’po trandet
mali... Pse xên dielli prap me shndritun... Persè u kthiell si moskurraj.... 12
Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit Mnín e vetë me zbutun, Ke, m’ drû pezull,
m’shkam t’Golgotit, Per anmiq âsht tuj u lutun Qi m’u a falë mâ t’randin faj?... 13
O dashtnija e Fjalës s’mishnueme Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit Fjalët
Ti i paske t’ambeltueme... E me i pruejtë Ti dashke damit… E me i pá me lumnì
plot? 14 Ah! ktû. Popuj, ktû ju fise! Ktû, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit! S’kênka
droje, jo, n’kto vise, Kû vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit Gjaksve t’vet u dalka
zot. 15 S’ paska kênë, jô i vrashtë Rromaku, Qi per dekë gjikoi t’Amshuemin; E
Judeut as etja e gjakut Njitë s’e paska m’kryq te Lumin: Dashtunija Atê e kryqzoi! 16
Dashtunija me flakë t’ veta, Po, ato gozhda i paska prehun, M’t’cillat pezull
randon Jeta, Si Davidi ‘i herë pat shprehun, Nder vegime ka’ i skjyrtoi. 17
M’ faj t’ Adamit dheu perlye Velej Hy’it n’shatorre t’kthiella: Por, të
randë atë faj me shkmbye, Gjak nji Zoti lypte qiella, Gjak t’paçmuem, shka nierzt
nuk kan. 18 N’dashtuní ndezun per né, Qe atë herë Fjala e Perendís Bâhet
nieri e zdrypë mbi dhé; E p’r atë faj të rrokullís Flîje vehten Ajo e bân. 19
Sod njai gjak, qi u lyp prej t’Lumit Çmim perdlimit per rod t’nirit, Gurrë
prej varrvet rrjedhë t’amshuemit Gurrë mishriret edhe hirit Per gjith t’bijt
e mnís s’ Tynzot. 20 Sod, po, âsht shue mnija hyjnore, Edhe deka âsht
mujtë e mnershme; Preja ferrit dalë ka dore; Shtypun krejet hidra e hershme Kján
trathín e vet me lot. 21 Qiella e toka, bashkë pajtue, Nji besë t’ambel
vên dashtnije; Qiella e toka pse vllaznue Janë n’per Gjak t’s’ hynueshmes Flije, Qi
per tokë mbi Kryq rekton. 22 Kohë e ré, po nisë m’u endun Rruzullimit
prej kso bote, Si profeta e pat permendun: Kohë mishriret, qeti-plote, Kû
dashtnija veç mbretnon. 23 Shue, prá, kjoftë kushdo bir deket Ngroftë
në zêmer mni mbas sodi; Dielli dheut, pse kahdo rreket Sot t’tânë popujt janë
nji rodi: Gjaku i t’ Lumit i vllaznoi. 24 O Ti Gjaku i Flîs s’hyjnueshme, Fise
e popuj qi vllaznove, Deh! ‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme, Me çmim t’And
qi na fitove, Fise e popuj Ti bashkoi. Atë Gjergj Fishta