Është e Enjtja e Madhe, o Zot, e ti më vë përpara bukën e verën që unë të
ha e të pi e të marr pjesë kështu në jetën tënde të ndërprerë, ofruar për shpëtimin
e botës.
Asgjë më shumë se ajo bukë nuk mund të flasë për Ty, për gjithçka
ke dhuruar: fjalët, gjestet, energjitë e kohën, dashurinë dhe mëshirën tënde.
Asgjë
më shumë se ajo verë s’më kujton se ke derdhur gjakun për ne në kryq si një
përrua që rigjallëron njerëzimin mbarë dhe tokën shndërron.
Është e Enjtja
e Madhe, o Zot E ti më vë përpara Mjetet e shërbimit: ibrikun dhe legenin
përparësen dhe peshqirin. Asgjë më shumë se këto objekte, të thjeshta e
të përvuajtura, s’më kujtojnë detyrën që ti i dorëzon çdo dishepulli. Ti
nuk i ofron lavdi, pushtet, famë, privilegje. Ti u përule aq sa u bëre shërbëtor
i të gjithëve. Kush të do me të vërtetë pranon të ndjekë shembullin tënd, të
përulet para vëllezërve në detyrat më të përvuajtura.