2012-04-02 16:36:14

Zgjedhjet në Mijanmar: fitore e thellë e Aung San Suu Kyi.


Liderja e opozitës birmane Auns Sam Suu Kyi, për 15 vjet në arrest, fitoren e partisë së vet në zgjedhjet plotësuese të djeshme e quajti “triumf i popullit”. “Shpresojmë që ko të jetë fillim i një epoke të re të përfshirjen së popullit në politikën e Vendit tonë”, tha sot Çmimi Nobel për Paqe duke folur para mbështetësve të vet. Asean, mes tjerash, i quajti zgjedhjet e djeshme të “lira e transparente”. Nga pikëpamja politike është fjala për një rezultat jashtëzakonisht të madh e të rëndësishëm për Aung San Suu Kyi e për partinë e saj, Lidhja për Demokraci, megjithëse pastaj konkretisht ndryshon pak, pasi bëhet fjalë për 45 vende nga 664, por gjithsesi, dita elektorale mund të shënon një kthesë në politikën birmane. Zgjedhjet qenë nga ato më me shumë liri e pjesëmarrje në krahasim me ato të vitit 1990, që Lidhja për Demokraci e Aung San Suu Kyi pati fituar bindshëm, po që u anuluan pastaj nga Junta ushtarake. Ende nuk mund të thuhet sa realisht është i lirë procesi demokratik e ai elektoral në Birmani, pasi që edhe vet vëzhguesit e BE-së, të SHBA-së e të Asean janë pranuar në procesin elektoral jo shumë muaj më parë apo javë më herët siç parashikon rregullorja, por vetëm disa orë para votimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.