2012-04-02 13:58:15

Gjon Pali II
“Takim me Dritën”


Takim me Dritën…

Kur shkelim në breg të vjeshtës,
në shtjellë stuhie
rrahen, përplasen
në skaje të rrëmbyeshme:
sosja frymëshkurtë,
e vrulli i valëve të gjakut.
Dëshira kundërshtare
ndeshen në shtjellë stuhie,
mbi breg të vjeshtës.
Sosja ka ejte,
do të kthehet prap në jetë.
Te ajo që ishte,
që është e nuk është jetë.
Fija e fundit këputet,
në sa dashuria digjet nga dëshira
për të rrahur flatrat lart,
për të fluturuar
ku lind agimi
ku shndrit një ditë e re
në breg të pranverës pa mort.
Dëshira kundështare,
në shpirtin endacak
ende në brigje të vjeshtës.
Tërbohet lufta e ndarjes.
korpi lufton me shpirtin
për udhë drejt qiellit.
Lufton, pse dridhet droje
në skajin e së sotmes,
drejt bregut të panjohur
ku shkelin vetëm shpirtrat.
Drejt ditës së re.
Por s’ia del dot ta lidhë
këtë ditë me korp të vet
që është e nuk është më,
në fill të mortjes,
kur jeta këputet,
sytë ngrihen e pushojnë
në pikë të Dritës.
Nga Triptiku Romak, sipas Gjon Palit II: “Takim me Dritën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.