2012-04-02 14:37:00

E Diela e Larit në Jeruzalem


Në sa në Romë, zemër e krishterimit, Benedikti XVI niste kremtimin e së Dielës së Larit, në një Shesh ku shkelte vetë pranvera, me të gjitha ngjyrat e saj, nga e blerta e lendinave, mbi shkallët e Bazilikës, tek larushia e ngjyrave të luleve, rreth Obeliskut, edhe në Viset e Shenjta niste Java e Madhe.
Nën një qiell të kaltërt, ndriçuar nga dielli i ditës së parë të prillit, mijëra shtegtarë nga mbarë bota kremtuan të Dielën e Larit, me rrema palmash në duar, duke shkelur pikërisht mbi gjurmët e Jezu Krishtit, që më se dymijë vjet më parë, hynte ngadhënjimtar, i pritur si Mbret, në Jeruzalem. Për t’u kryqëzuar, jo më shumë se pesë ditë më pas, i ndjekur nga e njëjta turmë. ..
Java e Madhe në Jeruzalem nisi me një procesion madhështor, tejet prekës.
Procesioni filloi nga Mali i Ullinjve, nga Gjetsemani, ku Juda e shiti Zotin për 20 aspra, e vijoi rrëzë mureve të qytetit të lashtë, duke ndjekur të njëjtën rrugë, që pati ndjekur vetë Jezusi. Rrugicat e qytetit të vjetër u mbushën plot me blerimin e palmave, ullinjve, larit e edhe me kryqet, që i mbanin në duar shtegtarët, kryesisht katolikë, nga mbarë bota.
Kujtojmë se Kisha greke e Kishat e tjera ortodokse do t’i kremtojnë Pashkët sipas Kalendarit julian, më 15 prill.







All the contents on this site are copyrighted ©.