Ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj radhe do të
dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të
dielës së Larit, me të cilën fillon Java e Shenjtë e Madhe e Pashkëve. Ja pёrsёri
sё bashku pёr tё medituar mbi leximet e sё dielёs. Nё kёtё tё dielё liturgjia na jep
rastin tё reflektojmё mbi mundimin e Zotit tonё Jezu Krishtit. Quhet ndryshe edhe
e diela e Larit. Tё dy emrat e kёsaj tё diele pasyrojnё dy ngjarje qё nё kremtojmё
nё kёtё liturgji. Sё pari e diela e Larit. Lari ёshtё njё pemё qё nё zonat tona
sё bashku me degat e ullirit sillet nё kёtё meshё nga besimtarёt dhe bekohet. Para
fillimit tё meshёs meshtari fton tё gjithё tё pranishmit qё nё procesion t’i mbajnё
gjethet e larit apo degat e ullirit tё ngritura pёr tё kujtuar entuziazmin e turmave
qё shoqёrojnё Jezusin nё hyrjen e tij nё Jeruzalem. Jezusi hyn nё Jeruzalem i rrethuar
nga dishepujt e tij, mbi njё gomar si mbret i pёrvujtё e i rrethuar nga turma njerёzish
qё bёrtasin “Hozana birit tё Davidit. I bekuar qoftё ai qё vjen nё emёr tё Zotit.”
Kjo ёshtё pjesa e parё e liturgjisё. Pjesa e dytё ёshtё kremtimi i mundimeve tё
Zotit tonё Jezu Krishtit e pёr kёtё arsye quhet edhe e diela e mundimit. Pёr vec dy
leximeve tё para dhe Psalmit nё kёtё tё dielё nё tё gjitha Kishat lexohet Mundimi
i Zotit tonё Jezu Krishtit nga Ungjilli i Markut. Ёshtё njё lexim mjaft i gjatё dhe
nё liturgji e lexojnё mё shumё se njё person pёrvec meshtarit. Ёshtё njё rrёfim i
kёsaj ngjarje qё ndryshoi rrjedhёn e jetёs njerёzore, pasi Zoti i gjithpushtetshёm
u dorёzohet njerёzve, vdes pёr mёkatet e tyre dhe ngjallet për shëlbimin e njerëzimit. Lavdi
në amshim Ty, o Krisht, Mbret Shpëtimtar Është një dhuratë e madhe të ndalojmë
në dëgjesë e në kundrim përballë Mundimeve. Zemra do të mbushet me mirënjohje. Jemi
të pranishëm në dy skena : e para ajo e gëzimit, hyrja e Jezusit në Jeruzalem, i brohoritur
si mbret i një turme entuziaste; tjetra ajo e dhimbjes, tregimi i mundimeve të Zotit,
një thesar i madh i paharrueshëm. Ditët e fundit të jetës së Shpëtimtarit vënë në
dukje dashurinë e pakufishme të tij për ne. Jezusi vetë kishte thënë: “Askush nuk
ka një dashuri më të madhe se kjo: të japë jetën për miqtë e vet”. Kënga e shërbëtorit
të vuajtur të Isaisë na bën të parashikojmë ndjenjat e Krishtit që përballet me mundimet
e tij: ankthi dhe vetmia, por edhe guximi dhe besimi në fitoren përfundimtare. Shën
Pali na flet për “poshtërimin” e Krishtit, i cili “poshtëron vetveten duke u bindur
deri në vdekje dhe në një vdekje në kryq”. Në mundimet e tij, Biri i Hyjit njeh pafundësinë
e poshtërimit më të thellë: i arrestuar, i gjykuar dhe i dënuar me vdekje, i detyruar
të çojë kryqin deri në Kalvar, vdes në kryq për ne. Por fitorja është tashmë sh-më
afër: do të ringjallet të tretën ditë! Ne-ve Jezusi nuk na kërkon asgjë tjetër vetëm
të mbajmë kryqin tonë bashkë me të. Tregimi i mundimeve sipas Markut na dërgon përpara
kryqit, që edhe ne siç i ndodh Centurionit romak, të rinjohim në atë burrë të kryqëzuar
Birin e Hyjit. Kryqi, i mbjellë mbi tokën tonë, bëhet vegla e vetme dhe vlefshme
e shpëtimit njerëzor.
PËRKUJTIMI I HYRJES SË ZOTIT NË JERUSALEM
Vëllezër
e motra: Qysh prej fillimit të kreshmëve i përgatitëm zemrat tona me pendesë dhe me
vepra dashurie; sot jemi bashkuar, që me mbarë Kishën t’i bëhemi gati misterit të
Pashkëve të Zotit tonë, domethënë: mundimeve dhe të ngjallurit të tij, për të cilën
gjë edhe hyri në Jerusalem, qytetin e vet. Prandaj ta ndjekim Krishtin me fe të gjallë
dhe përkushti duke e përkujtuar këtë hyrje shpëtimpruese. Me anë të hirit u bëmë pjesëtarë
të Kryqit, të kemi kështu pjesë edhe në të ngjallur në jetë.
Të lutemi O
Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, shenjtëroi me bekimin + tënd këta rremba, kështu
që ne, të cilët me gëzim po e përcjellim Krishtin Mbret, nëpër të të mund të arrimë
në Jerusalem e amshuar. Ai që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. R. Amen.
Ungjilli
Mk 11, 1-10 Një profet duhet të vdesë në Jeruzalem: është pikërisht kjo arsyeja
që Jezusi hyn në qytetin e vet ku do të kryhet fati i tij. Paraqitet si një Mesi
i varfër; nuk përdor një kalë të fuqishëm si atë të mbretërve por një gomar të zakonshëm.
Fitorja e Jezusit në thjeshtësinë dhe varfërinë e tij tërheq rreth vetes ligësinë
dhe arrogancën e të mëdhenjve.
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Markut
Kur
iu afruan Jerusalemit, te Betfaga e te Betania, afër Malit të Ullinjve, Jezusi i dërgoi
dy prej nxënësve të vet dhe u tha: “Shkoni në fshatin që është para jush. Posa të
hyni, do ta gjeni një gomar të lidhur, të cilit askush ende nuk i hypi në shpinë.
Zgjidheni e ma bini. Po qe se ndokush ju pyet: ‘Çka po bëni ashtu?’ – përgjigjuni:
‘Po i duhet Zotërisë’, dhe ai menjëherë do ta kthejë prapë këtu.” Ata shkuan, e gjetën
gomarin e lidhur përjashta te dera në rrugë dhe e zgjidhën. Disa që ndodhën aty i
pyetën: “Çka po bëni? Pse po e zgjidhni gomarin?” Nxënësit përgjigjën si u kishte
thënë Jezusi. Nuk i penguan. Ata ia çuan gomarin Jezusit, qitën mbi të petkat e veta
dhe Jezusi hypi në të. Shumë njerëz i shtrinë petkat e veta udhës e disa tjerë gemat
që këputnin nëpër ara. Si ata që shkonin para Jezusit, si ata që i shkonin pas, klithnin:
“Hosana! Qoftë bekuar ai që vjen në Emër të Zotit! Qoftë bekuar Mbretëria që po vjen
e atit tonë Davidit! Hosana në qiejtë më të lartat!” Fjala e Zotit. Lavdi
Ty, o Krisht.
Të lutemi O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar,
ti që, pët t’i dhënë njerëzimit shembullin e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë
të mishërohej dhe të vdiste në kryq: bëj në mirësi që t’i përngjajmë atij në duresë,
e të marrim pjesë në të ngjallurit të tij. Nëpër Zotin tonë....
Liturgjia
e Fjalës Hyjnore
Leximi i parë Is 50, 4-7 Profeti Isaia shumë vjet
më parë prezanton shërbëtorin e Zotit që pranon persekutime për dashurinë e popullit
të tij. Ai mëson nga Hyji si të reagojë duke përdorur forcën e jo dhunës, ai i beson
mbrojtjen e tij vetë Hyjit. Kështu i ndodhi Jezusit gjatë mundimeve të tij: pranoi
poshtërimet për të çliruar zemrën e njeriut nga errësirat e urrejtjes.
Lexim
prej Librit të Izaisë profet
Zoti Hyj ma dha një gjuhë të ditur që të di
ta përforcoj me fjalë të lodhurin. Çdo mëngjes veshin ma zgjon që të dëgjoj siç dëgjon
nxënësi. Zoti Hyj ma hapi veshin, s’kundërshtova, nuk u zmbrapsa. Shpinën ua solla
atyre që më rrahnin, mollëzat e mia atyre që ma shkulnin mjekrën: fytyrën time nuk
e largova nga të sharat e pështymat. Zoti Hyj është ndihmëtari im, këndej edhe s’jam
i tronditur, prandaj fytyrën time e bëra të fortë si stralli, pse e di se s’do të
mbetem i turpëruar. Fjala e Zotit. Falënderojmë Hyjin. Psalmi
22 O Zot, o Zot, përse hoqe dorë prej meje?
Gjithkush më shikon,
më përqesh, shtrembërojnë buzët, luajnë me kokë: “Shpresoi në Zotin: le ta lirojë, le
ta shpëtojë sepse i pëlqen Atij!”
Më rrethuan qen me shumicë, turmë bakëqijsh
më rrethuan gjithkah. M’i shporuan duart e këmbët, mund t’i numëroj të gjithë
eshtrat e mi.
Petkat e mia ndër vete i ndajnë, e mbi petkun tim qeshin short. Por
ti, o Zot, mos rri larg meje, fuqia ime shpejto të më ndihmosh!
E unë do
t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd, do të të lavdëroj në kuvendin e dheut: “Ju që e
druani Zotin, lëvdojeni atë, mbarë fara e Jakobit, lëvdojeni atë! Të gjithë pasardhësit
e Izraelit, nderojeni atë.”
Leximi i dytë: Fil 2, 6-11 Shën Pali
tregon se Jezusi ka pranuar plotësisht vdekjen në kryq. Ai u bë njeri me anë të mishërimit
dhe u bë shërbëtor i njerëzve me anë të mundimeve. Jezusi duke pranuar lirisht dhe
për dashuri planin e Atit gjatë mundimeve ka arritur fitoren e amshuar të ringjalljes.
Lexim
prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Filipianëve
Krishti Jezus,
i cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet
pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz
dhe, për kah pamja e jashtme, dukej vetëm njeri. E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm
deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq. Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve dhe
i dha emrin që është mbi çdo emër, që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju i atyre
që janë në qiell, në tokë e në nëntokë, dhe çdo gjuhë të dëshmojë: “Jezu Krishti është
Zot!” Në nder të Hyjit Atë. Fjala e Zotit. Falënderojmë Hyjin. Lavdi
ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar! Krishti për ne u bë i dëgjueshëm
deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq. Prandaj edhe Hyji e lartësoi, dhe i dha
emrin që është mbi çdo emër. Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Ungjilli
Mk 14, 1 – 15, 47 Marku paraqet Jezusin në Ungjill si Mesia i rrethuar nga
qetësia dhe fshehtësia. Jezusi e jeton këtë vetmi në Gjetseman, gjatë mundimeve dhe
mbi kryq. Vdekja e tij është e karakterizuar nga kjo vetmi e plotë.
Mundimi
i Zotit tonë Jezu Krishtit sipas Markut........më shumë mund të dëgjoni këtu mbi liturgjinë
e Fjalës së Zotit të kësaj së diele.........