In fide vivo Filii Dei, qui dilexit Me et tradidit semetipsum pro me. (Ad Gal.
II. 20) 1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli; Dridhet toka tue gjimue; Rruzullimit
trandet shtielli; Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue; Shkambîjt tmera po i pershkon. 2
Tisi i tempullit âsht shkye, Rrebtë ka shekllin trandë thellimi. A natyra âsht
tu’ u shperthye E rroposet rruzullimi, Ase Zoti diku pson. 3 Jo; pson Zoti!
T’Izraelit Bijt e prujtun m’mal t’Golgotit Mbi nji t’ashper drû zabelit Kryqzue
paskanë t’Bir’n e Zotit: Krejt e paskanë lá me gjak. 4. N’atë shemtim, n’atë
mizorí Kqyrë i Ati nalt prej qiellet; E, kah sheh atë kob të zi, Idhshem
mnija xên e i pshtiellet, Edhe mshirës i vên ai cak. 5 Rrebtë mbi shekull vrâ
ka ftyren, Edhe kapë rrufén njifillit Me turshî gjithmbarë natyren. Struken
Engjutj hijes s’qiellit, Heshtë natyra n’mjerim t’vet. 6 Hikni popuj, hikni
fise! Hikni, po, jashta ktij sheklli; Pse mbi t’eprat, m’t’ poshtrat vise, Prej
ksi kobi, prej ksi mreklli, Mnin e Zotit gjâ s’e pret. 7 Hikni vrap, po; kah
kujtoni Se nji Zot, Krijuesi i Empirit, Qi i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni, S’do
t’perligjë gjakun e t’Birit Qi po derdhni me poshtnim? 8 Mnershem qiella, qe,
u kercnohet; Per nen kambë don me u hikë bota; Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet; Janë
kah shuhen stinë e mota: S’bân, jo, Zoti kaq shemtim! 9 Veç nji fjalë i Biri
t’flase, Veç nji ankim t’a bâjë mbi jue, Se krijimi do t’humbase Se edhe
jeta ka me u shue: Lesker shekllit kund nuk jet. 10 E qe i Biri pre’ atij drûni M’
t’ cillin ju mberthye e kini, M’ gozhda shtatin Aj e xûni, Edhe kryet kah qiella
ngrini, Dishka Atit per ju i flet: 11 “Fali, o Át, deh! Njerzt Ti fali! Pse
shka bâjn nuk jane tue dijtun:” Oh! Pse tash s’po trandet mali... Pse xên dielli
prap me shndritun... Persè u kthiell si moskurraj.... 12 Shka? a vetë dashka
i Biri i Zotit Mnín e vetë me zbutun, Ke, m’ drû pezull, m’shkam t’Golgotit, Per
anmiq âsht tuj u lutun Qi m’u a falë mâ t’randin faj?... 13 O dashtnija e Fjalës
s’mishnueme Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit Fjalët Ti i paske t’ambeltueme... E
me i pruejtë Ti dashke damit… E me i pá me lumnì plot? 14 Ah! ktû. Popuj, ktû
ju fise! Ktû, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit! S’kênka droje, jo, n’kto vise, Kû
vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit Gjaksve t’vet u dalka zot. 15 S’ paska kênë, jô
i vrashtë Rromaku, Qi per dekë gjikoi t’Amshuemin; E Judeut as etja e gjakut Njitë
s’e paska m’kryq te Lumin: Dashtunija Atê e kryqzoi! 16 Dashtunija me flakë
t’ veta, Po, ato gozhda i paska prehun, M’t’cillat pezull randon Jeta, Si
Davidi ‘i herë pat shprehun, Nder vegime ka’ i skjyrtoi. 17 M’ faj t’ Adamit
dheu perlye Velej Hy’it n’shatorre t’kthiella: Por, të randë atë faj me shkmbye, Gjak
nji Zoti lypte qiella, Gjak t’paçmuem, shka nierzt nuk kan. 18 N’dashtuní ndezun
per né, Qe atë herë Fjala e Perendís Bâhet nieri e zdrypë mbi dhé; E p’r
atë faj të rrokullís Flîje vehten Ajo e bân. 19 Sod njai gjak, qi u lyp prej
t’Lumit Çmim perdlimit per rod t’nirit, Gurrë prej varrvet rrjedhë t’amshuemit Gurrë
mishriret edhe hirit Per gjith t’bijt e mnís s’ Tynzot. 20 Sod, po, âsht shue
mnija hyjnore, Edhe deka âsht mujtë e mnershme; Preja ferrit dalë ka dore; Shtypun
krejet hidra e hershme Kján trathín e vet me lot. 21 Qiella e toka, bashkë pajtue, Nji
besë t’ambel vên dashtnije; Qiella e toka pse vllaznue Janë n’per Gjak t’s’
hynueshmes Flije, Qi per tokë mbi Kryq rekton. 22 Kohë e ré, po nisë m’u endun Rruzullimit
prej kso bote, Si profeta e pat permendun: Kohë mishriret, qeti-plote, Kû
dashtnija veç mbretnon. 23 Shue, prá, kjoftë kushdo bir deket Ngroftë në zêmer
mni mbas sodi; Dielli dheut, pse kahdo rreket Sot t’tânë popujt janë nji rodi: Gjaku
i t’ Lumit i vllaznoi. 24 O Ti Gjaku i Flîs s’hyjnueshme, Fise e popuj qi vllaznove, Deh!
‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme, Me çmim t’And qi na fitove, Fise e popuj
Ti bashkoi. Atë Gjergj Fishta