2012-03-29 13:15:55

Kosovë: Evropa miraton projekt/rezolutën


Parlamenti Evropian voton rezolutën për Kosovën duke mbështetur udhën e saj drejt BE-së. Me 475 vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim është miratuar rezoluta e eurodeputetes austriake, Ulrike Lunacek, ku përkrahet integrimi evropian i Kosovës, së bashku me Vendet tjera të Ballkanit perëndimor.

Projekt/rezoluta u bën thirrje 5 vendeve të BE-së, që ta ndjekin shembullin e 88 shteteve, që tashmë e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, pasi ky proces ka rëndësi të madhe për stabilitetin në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian në projekt/rezolutë për Kosovën, mes tjerash, thekson se implementimi i Pakos së Ahtisarit u siguron të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Në këtë pikë i kërkohet Qeverisë së Kosovës të bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji konkrete dhe efektive për veriun. Gjithashtu me këtë rezolutë kërkohet që parregullsitë dhe mashtrimet në zgjedhjet parlamentare të 2010 të hetohen në mënyrë të duhur dhe të dënohen përgjegjësit.







All the contents on this site are copyrighted ©.