Në 15 vjetorin e tragjedisë së Otrantos,sillen në Vlorë pjesë të “Katrit të Radës”
Në 15 vjetorin e tragjedisë së 28 marsin e vitit të mbrapshtë 1997 kur në kanalin
e Otrantos humbën jetën 81 persona në kërkim të shpresës për një të ardhme më të mirë,
në Vlorë mbërrijnë dy pjesë të anijes “Katri i Radës”, e cila është kthyer në një
monument kulture në shtetin italian,njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Dy artistët
shqiptarë që jetojnë në Itali, Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, të cilët janë pjesë
e këtij projekti që e ktheu “Katrin e Radës”, anijen e tragjedisë në monument kulture
thanë se pjesët e anijes do të vendosen përpara sheshit të universitetit, në shenjë
kujtese.
Familjarë të viktimave të Otrantos, përfaqësues të shoqatës, deputetët
e autoritete të vendore morën pjesë në ceremoninë e mbërritjes së pjesëve.
Dy
artistët publikuan edhe projektin për ndërtimin e një memoriali, në kujtim të viktimave,
projekt ky që i është dorëzuar Bashkisë së Vlorës e ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
Por,
familjarët e viktimave të Otrantos deklaruan se nuk do të ndalen kurrë deri në vendosjen
e drejtësisë për të dashurit e tyre.
Ata i kërkuan qeverisë së Tiranës të ndërhyjë
për vendosjen e drejtësisë, ndërsa akuzuan autoritetet italiane se me kthimin e anijes
së tragjedisë në monument kulture synohet fshehja e provave.
Tragjedia e Otrantos
u shënua në 28 marsin e vitit 1997 gjatë përplasjes së anijes ushtarake italiane “Sibila”
me anijen shqiptare të mbipopulluar “Katrin e Radçs”, duke mbytur në det të hapur
81 persona.