2012-03-28 11:52:11

La Plaza de la Revolución


Quhet “Hosé Martí” dhe është një vend simbol për Kubën. Mund të mbajë deri në 600 mijë vetë. Emri i sheshit vjen nga një gazetar dhe poet (1835-95), i cili luftoi kundër pushtimit spanjoll të Kubës e konsiderohet hero kombëtar. U internua fillimisht në Spanjë e më pas në Meksikë, pas lirimit jetoi në Amerikën Latine, në Paris e në Nju Jork. U kthye në Kubë, ku u vra në një betejë me spanjollët. Gjatë jetës shkroi shumë ese politike. Hosé Martí mbahet si themelues i shkollës poetike moderniste në Amerikën Latine. Një nga poezitë e librit të tij “Versos Sencillos” (Vargje të thjeshta) u përshtat për këngën “Guantanamera”, kënga më e njohur patriotike kubane. Busti i tij në Nju Jork mban një nga shprehjet e tij të famshme: “Atdheu është elter, jo piedestal”.







All the contents on this site are copyrighted ©.