2012-03-28 11:50:32

Kryedioqeza e San Cristóbal de La Habana


Themeluar më 10/9/1787 e metropoli që nga 6/1/1925, shtrihet në një territor prej 7.542 km katrore dhe ka 3.929.000 banorë, prej të cilëve 2.821.000 katolikë (72%). Përbëhet nga 109 famulli, ku shërbejnë 44 meshtarë dioqezanë, 101 meshtarë rregulltarë, 135 rregulltarë (në total), 265 rregulltare, 15 seminaristë të kursit të teologjisë e të filozofisë, 24 diakoj të përhershëm. Ajo ka dy institute edukative e 6 institute bamirësie. Të pagëzuarit e vitit të fundit arrijnë shifrën 21.332.







All the contents on this site are copyrighted ©.